Botë

4 muaj shkatërrim, dhjetëra mijëra të vrarë, Putin: Nuk kemi filluar ende seriozisht në Ukrainë

08.07.2022 11:30

“Të gjithë duhet ta dinë se ne, në parim, nuk kemi filluar ende ndonjë gjë serioze në Ukrainë”....

“Të gjithë duhet ta dinë se ne, në parim, nuk kemi filluar ende ndonjë gjë serioze në Ukrainë”. Kjo është deklarata më e fundit e presidentit rus, Vladimir Putin, në një takim me drejtuesit e Dumës së Shtetit. Edhe pse ushtria ruse ka humbur, sipas burimeve ukrainase, më shumë se 36 mijë ushtarë, mijëra mjete ushtarake dhe çdo kredibilitet ndërkombëtar, deklarata  shërbeu si një dozë optimizmi për përkrahësit e tij, si dhe një shenjë force në një moment delikat për fatin e ngjarjeve në Ukrainë.

“Dëgjojmë se duan të na mposhtin në fushën e betejës. Çfarë mund të them, le të provojnë. Ne kemi dëgjuar tashmë shumë herë që Perëndimi dëshiron të na luftoni deri në ukrainasin e fundit. Kjo është një tragjedi për popullin ukrainas, por duket se po shkon në këtë drejtim. Të gjithë duhet ta dinë se ne nuk kemi filluar ende asgjë seriozisht. Ne nuk refuzojmë bisedimet për paqe. Ata që refuzojnë duhet ta dinë se sa më tej të shkojë, aq më e vështirë do të jetëa të negociojnë me ne. I ashtuquajturi Perëndim kolektiv, i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, ka qenë jashtëzakonisht agresiv ndaj Rusisë për dekada. Propozimet tona për një sistem sigurie të barabartë në Evropë janë refuzuar. Paralajmërimet për papranueshmërinë e zgjerimit të NATO-s, veçanërisht në kurriz të republikave të ish-Bashkimit Sovjetik, janë injoruar.”, tha presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
 
Rusët kanë pushtuar tashmë rajoni e Luhanskut dhe analistët mendojnë se në disa javë edhe rajoni i Donetsk mund të pësojë të njëjtin fat, duke vënë nën kontrollin e Moskës të gjithë Donbasin. Por për herë të parë nga fillimi i asaj që nga Kremlini cilësohet si “operacion special”, rusët janë ndalur duke mos avancuar, shenjë e një pushimi taktik për të çlodhur trupat dhe për t’u riorganizuar. Pas qyteteve si Sloviansk dhe Kramatorsk që mund të mbajnë në dyluftime trupat e Moskës për javë të tëra, nuk ka më qendra banimi që mund të mbrohen, por vetëm ara dhe kullota deri në lumin e madh Dniestr, që ndan vendin në dysh. A do të ndalojnë rusët në Donbas, kjo mbetet për t’u parë.
 
FLUTURA LATIFI