Maqedoni

Bekteshi në Vjenë: Po punohet për sigurimin e burimeve alternative të furnizimit me gaz

08.07.2022 12:24

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bektesi po merr pjesë në mbledhjen joformale ministrore të Komunitetit të Energjetikës...

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bektesi po merr pjesë në mbledhjen joformale ministrore të Komunitetit të Energjetikës që mbahet sot në Baden, Vjenë, ku ka diskutuar rreth krizës aktuale energjitike dhe asaj që po ndërrmer RMV për përballje me këtë krizë.
 
“Sektori energjetik në Maqedoninë e Veriut po përballet me një periudhë vërtet të vështirë si pasojë e të gjitha krizave që prekën jo vetëm vendin tonë, por edhe mbarë botën. Përveç kësaj, ne si vend vazhdojmë t'i përqendrojmë politikat tona në lidhje me energjinë në një mjedis të shëndetshëm dhe të pastër, si dhe në pavarësinë energjetike. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka miratuar Planin Nacional për Energjinë dhe Klimën, kurse me miratimin e këtyre dokumenteve, vendi ka vendosur vizionin dhe synimet e veta në të pesë dimensionet e Bashkimit Europian.", tha Ministri Bekteshi