Maqedoni

Liqeni i Ohrit, plazhet pa akses për personat me aftësi të kufizuara

08.07.2022 12:57

Për më shumë se një dekadë, personat me aftësi të kufizuara kanë kërkuar një plazh të përshtatur në liqenin e Ohrit....

Për më shumë se një dekadë, personat me aftësi të kufizuara kanë kërkuar një plazh të përshtatur në liqenin e Ohrit. Janë hartuar disa projekte, janë përcaktuar edhe lokacionet, por ende nuk ka asgjë ankohen nga Shoqata “Mobilnost”. Prej vitesh përballen me pengesa.  Në mungesë të plazheve të përshtatura këtu, ata udhëtojnë në vendet fqinje.
 
“Shumica prej nesh janë të shëndetshëm në gjymtyrët e sipërme, nëse do të kishte një vend ku mund të hynim në liqen, ne mund të notojmë. Dhe ne duam të lahemi, dhe na pëlqen të rrezitemi, na pëlqen të notojmë dhe na pëlqen të bëjmë atë që bëjnë të gjithë njerëzit.”, tha Hristina Proskovska nga “Mobilnost” Shkup  
 
“Pse të shkojmë në vende të tjera, kur mund t'i shfrytëzojmë ato kushte në Maqedoni. Maqedonia nuk ka kushte në asnjë liqen, sidomos në liqenin e Ohrit, në liqenin tonë më të bukur, duhet të kemi një rampë hyrëse që të mund ta përdorim, të paktën të mund të hyjmë dhe të lahemi në liqen.”, tha Goce Minovski, kryetar i shoqatës Mobilnost Shkup.
 
Arsyetimi i  fundit ishte se liqeni është nën mbrojtjen e UNESCO-s dhe bregu nuk duhet të betonohet, por ata thonë se ka zgjidhje alternative e në botë funksionojnë me sukses plazhet për persona me aftësi të kufizuara. Plazhi i posaçëm i përshtatur për personat me aftësi të kufizuara do të pasurojë ofertën turistike të Liqenit të Ohrit dhe do të kontribuojë në rritjen e numrit të turistëve nga vendi dhe jashtë.
 
ILMIE ZHAKU