Maqedoni
Fetahu: Në këtë festë të Bajramit të Kurbanit, ndihmoni të varfërit, qëndrojini larg destruktivitetit
08.07.2022 13:18
Kreu I BFI-së, Shaqir EF. Fetai, ka uruar besimtarët myslimanë, me rastin e Festës së Bajramit të Kurbanit...

Kreu I BFI-së, Shaqir EF. Fetai, ka uruar besimtarët myslimanë, me rastin e Festës së Bajramit të Kurbanit. Në urimin në emër të BFI-së, Fetahu përkujton se kjo ditë formon ambientin e paqës dhe tolerancën, është festë e afrimit në mes njerëzve, kujdes ndaj të varfërve, shtrirjes së dorës së pajtimit, i shërbimit ndaj të tjerëve, ndaj apeloi që besimtarët duuhet të qëndrojnë larg destruktivitetit, vjedhjeve e korrupsionit.
“Të kryesh urdhërin e Zotit duke prerë kurbanin tënd, do të thotë përgatitje e lartë për t'u vënë në shërbim për tjetrin për një jetë pa keqpërdorime, vjedhje, korrupcion, amoralitet, destruktivitet dhe për të qenë personalitet dinjitoz për të bartë emanetin e shenjtë në familje dhe shoqëri me përgjegjësi dhe sakrificë të mundit, dijes, dhe nderit, m'u ashtu si gatishmëria e Ibrahimit a.s. për të flijuar më të dhimshmen dhe më të dashurën, birin e tij Ismailin, e Ismaili për të flijuar jetën e tij, vetëm për një qëllim, realizimi i idealit hyjnorë që lëviz rrjedhat e të së mirës gjatë jetës së njeriut. Në këtë ditë të madhe të Festës së Kurban Bajramit nga thellsia zemrës dhe shpirtit, në emër të BFI e RMV dhe në emrin tim personal të gjithë besimtarëve në vend dhe jashtë vendit kudo që jetojnë dhe veprojnë, u shpreh urimet tona duke iu lutur Allahut Fuqiplotë t'i pranojë lutjet tona, kurbanët tonë, haxhin nga haxhilerët që janë duke e kryer si dhe të gjitha ibadetet tona të bëra gjatë këtyre ditëve të bekuara. Le të jetë kjo festë e gëzimit tonë, respektit ndaj njëri tjetrit, afrimit me të tjerët, shtim i gëzimit dhe kënaqësisë te skamnorët, te ata që kanë vështirësitë e jetës, faljes, paqes e solidaritetit, dhe i afrimit të kënaqësia e Allahut Fuqiplotë.”, tha kreu I BFI-së, Shaqir EF. Fetai.
