Maqedoni

BDI - Tetovë: Kasami po përvetëson projektet e BDI-së

08.07.2022 13:49

Dega e BDI-së në Tetovë, akuzon udhëheqësinë aktuale të komunës, se po përvetëson projektet lokale që sipas integristëve...

Dega e BDI-së në Tetovë, akuzon udhëheqësinë aktuale të komunës, se po përvetëson projektet lokale që sipas integristëve, kanë filluar të implementohet falë angazhimit të BDI-së, përmes fondeve ndërkombëtare dhe ato të pushtetit qendror. Akuzojnë Kasamin edhe për  mosfunksionimit e komunës me shpërbërjen e këshillit komunal si pasojë e paaftësisë për të përgatitur në kohë llogarinë përfundimtare.

“Ndërtimi i fazës së parë të bulevardit Blagoja Toska, duke siguruar mjete për ndërtim nga programi TAV, si dhe mjete në vlerë prej 500.000 euro për ekspropriim të pronave të qytetarëve, ndërtimi i pishinës shkollore në Tetovë-projekt i realizuar nga Agjencioni për Rini dhe Sport, ndërtimi i shëtitores së lumit Shkumbin, projekt ky gjithashtu i realizuar nga mjetet e ridestinuara nga programi TAV Maqedoni, furnizimi dhe vendosja e kontejnjerëve gjysëmnëntokësorë në 31 lokacione brenda qytetit, si dhe furnizimi i 2 kamioneve te specializuar për bartjen e hedhurinave - projekt ky në vlerë prej 28 milion denarë të siguruara nga granti i Bankës Botërore, ndërtimi i shumë rrugëve në qytet, si që janë: rruga Straso Pinxhur, Jane Sandanski dhe Sami Frasheri, që janë investime infrastrukturore të planifikuara, projektuara dhe të buxhetuara nga Bashkimi Demokratik per Integrim. Udhëheqësia aktuale e komunës, në mungesë të aftësisë dhe vizionit për Tetovën, mundohet të njëjtat t’i përvetësojë dhe t’i promovojë si arritje të veta.”, tha Faton Ahmeti, kryetar i degës së BDI-së në Tetovë.
 
VISAR SADIKI