Maqedoni

Jurisprudencë, legjislacioni civil do të kodifikohet

08.07.2022 14:02

Pas shumë vendeve të zvilluara Evropiane edhe RMV do të ketë Kod Civil...

Pas shumë vendeve të zvilluara Evropiane edhe RMV do të ketë Kod Civil. Kjo përmbledhje e të drejtave civile përveç pjesës së përgjithshme, do të ngërthejë  edhe katër pjesë të tjera që do t’i rregullojnë marrëdhëniet obligative, të drejtën reale si dhe marrëdhëniet e së drejtës familjare dhe trashëgimore. Unifikimi i të gjitha këtyre sferave në një Kod të vetëm , është reforma më e rëndësishme në këtë 30 vite, përshkak se modernizohen ligje të vjetra 7 dekada e të cilat kanë shkaktuar numër të madh të padive ndaj RMV-së në Stazburg. 
 
“Planifikohen reforma serioze në pjesën që ka të bëjë me mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të fëmijëve ku me të vërtet kemi ligje të vjetra. Shumë shpesh RMV  i humb rastet para Gjykatës Evropiane për të drejta të njeriut, që kanë të bëjnë pikërisht me të drejtën prindërore pas shkurorzimit apo ndërprejes së bashkësisë jashtmartesore.”, tha Dejan Mickoviq, profesor univeristar.
 
Me Kodin Civil, Qendra për punë sociale nuk do ta ketë të drejtën që në disa raste të marrë fëmijën nga njëri prind, këtë vendim sipas Konventës për të drejta të njeriut mund ta sjell vetëm gjykata. Do të propozohet edhe model për ushtrimin e përbashkët të të drejtave prindërore pas shkurorzimit. Është e paraparë edhe kontrata martesore me të cilën, do të kenë mundësi që çdonjëri vetë ti rregullonë çështjet pronësore. Në mënyrë më cilësore do të rregullohet edhe bashkësia jashtmartesore.
 
“Edhe njëherë si shtet do të tregojmë se u afrohemi trendeve bashkëohore evropiane dhe botërore sa i përket Kodifikimit të legjislacionit civil.”, tha Nikolla Tupançevski, Ministër i Drejtsisë.
 
Kodi i ri Civil pritet të lehtësojë punën e juristëve dhe do të sigurojë siguri më të madhe jurdike. Projekti duhet të përfundojë për 2 vite.
 
FLORIE BELULI KAMBERI