Maqedoni

Tensionet pas propozimit francez, Kacarska: Pasojë e mostransparencës mbi dokumentet

08.07.2022 14:52

Kundërshtimi i propozimit francez vjen si pasojë e transparencës së pamjaftueshme mbi përmbajtjen e dokumentit...

Kundërshtimi i propozimit francez vjen si pasojë e transparencës së pamjaftueshme mbi përmbajtjen e dokumentit, sidomos pjesa e protokollit me Bullgarinë, vlerësojnë ekspertët.  Drejtoresha e Insititutit për politikë evropiane Simonida Kacarska,  thotë se kemi përgjegjësi  të gjithë që t’i japim hapsirë kuvendit të diskutojë propozimin, e sipas saj, nuk do të jetë i lehtë, aq më tepër procedura e ndryshimeve kushtetuese.
 
“Mungesa e asaj që quhet protokoll apo procesverbale, mendoj se ua pamundëson një pjesës së madhe të njerëzve që ta verësojnë sa duhet situatën. Krijon hapsirë për dyshim dhe interpretime të ndryshme dhe besoj se më mirë është për ne të shohim cilat janë të gjitha ato dokumente në pako. Përndryshe,  nuk mund të bisedojmë për debat thelbësor. Kuvendi është me rëndësi kyçe sepse e dimë se hapi i parë që vjen tek ne është ndryshimi i kushtetutës, që nuk do të jetë hap i lehtë.”, tha Simonida Kacarska, instituti për politikë Europiane.
 
Mekanizmi për miratimin e propozimit, Kacarka: Në kuvend, referendumi s’është zgjidhje
 
Problemi sidoqoftë duhet zgjidhur brenda shtëpisë legjislative thotë Kacarska. Forma tjera të drejpërderjta si refendumi, do të jetë vështirë të realizohet për shkak të kompleksitetit të çështjes, ku qytetarët nuk do jenë të gjendje të vendosin. 
 
“Referendumi do të jetë vështirë të organzohet. Vështirë t’ju spjegohen qytetarëve gjithë ato pyetje të vështira. Proces i gjatë, megjithatë them se nuk duhet të përmbyllim çfarë lloj zgjidhje, marrë parasysh polarizimet që i kemi.”, tha Kacarska.
 
Ekspertët e çështjeve europiane potencojnë se me vendet anëtare të unionit duhet të punohet për integrimin e vendit, por nga ana tjetër, t’ju bëhet me dije se nuk e shohim BE-në si barë shëruese për gjithçka. 
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU