Maqedoni
Protestat kundër propozimit francez, LSDM: Luftë e opozitës për të ardhur në pushtet
08.07.2022 15:13
Protestat e organizuara nga opozita kanë qëllim të vetëm të pengojnë shtetin në rrugën e saj euro-integruese...

Protestat e organizuara nga opozita kanë qëllim të vetëm të pengojnë shtetin në rrugën e saj euro-integruese, thonë nga pushteti. Partitë qeverisëse thonë se “halli” i VMRO-DPMNE-së, së Majtës dhe ASH-së, nuk është propozimi francez, por duke manipuluar me qytetarët përmes protestave, tentojnë të vijnë në pushtet, duke mos kursyer asnjë mjet, madje edhe duke e dezorientuar vendin nga rruga europiane.
“Këto pak ditë, i gjithë opinioni, panë nga VMRO-DPMNE, e Majta dhe Aleanca për Shqiptarët, një luftë për të ardhur në pushtet, një përpjekje për të luajtur me ndjenjat e qytetarëve, duke krijuar qëllimisht tensione, përçarje, konflikte dhe duke kërcënuar stabilitetin përmes skenarëve të përgjakshëm.”, tha Nenad Kociç nga LSDM.
BDI: Protestat zbuluan kush është pro e kundër BE-së
“Një grup i partive regresive që ishin kundër çdo progresi vazhdojnë t’i qëndrojnë besnike politikave në thelb anti-europiane, anti NATO, anti-bashkëjetesë dhe po përdorin çdo mekanizëm, atë të dhunës dhe propagandës duke krijuar konfuzion dhe përshtypje të rrejshme për propozimin francez të zhbllokimit të rrugës sonë europiane”, thonë në një reagim nga BDI.
ERSAN PAJAZITI
