Maqedoni

“Propozimi francez” në Kuvend, të hënën do vendoset kur do shqyrtohet

08.07.2022 15:28

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në koordinimin e së hënës me koordinatorët e grupeve parlamentare...

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në koordinimin e së hënës me koordinatorët e grupeve parlamentare do të vendosë se për kur do të caktojë seancë plenare që Kuvendi të diskutojë Informacionin e Qeverisë për përmbajtjen e propozim/kornizësn negociuese për anëtarësim. Në koordinim do të merr pjesë edhe zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane, Bojan Mariçiq. 
 
Kociç: Ftojmë në dialog dhe konstruktivitet
 
Deputetët e shumicës konsiderojnë se propozim konkluzionet mbrojnë çështjet e identitetit të maqedonasve prandaj ftojnë në konstruktivitet.  
 
“Të gjithë deputetët në Kuvend duhet të tregojnë përgjegjësi dhe të japin kontribut me dialog dhe konstruktivitet në miratimin e vendimit përfundimtar. LSDM si parti shtetformuese ka konkluzione që garantojnë respektimin e vazhdueshëm të përcaktimit për respektimin e pakusht të veçorive gjuhësore, identitare, historike dhe kulturore të popullit maqedonas.”, tha Nenad Koci ç nga LSDM.
 
Micevski: Një faqe informacion, turp
 
Opozita maqedonase e kryesuar nga VMRO-DPMNE akuzoi qeverinë për qasje joserioze ndaj çështjes dhe Kuvendit.
 
“Materiali që ka ardhur nga Qeveria në Kuvend bazohet në informatën për propozim kornizën negocuese në vetëm një fletë. Ky është materiali i plotë që Qeveria ka sjellë për të vendosur në Kuvend në bazë të së cilit deputetët duhet të deklarohen për të ardhmen e Republikës së Maqedonisë. Është turp për shtetin, për Qeverinë dhe për Kuvendin që pranon dokumente të tilla.”, tha Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE.  
 
Trajanov: Të formësohet siç e do rregullorja
 
Edhe partnerët më të vegjël të shumicës parlamentare me vërrejtje.
 
“Dmth nuk është as një fletë e plotë. Mendoj se është qasje joserioze dhe e papërgjegjshme. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi s’mund ta pranojë këtë si informatë pasi nuk i plotëson kriteret sipas rregullores si informatë për të cilën mund të diskutojë Kuvendi i RM-së. Sugjeroj që informata të formësohet si duhet sipas rregullores.”, tha Pavle Trajanov nga LD.
 
Qeveria ka dorëzuar tashme në Kuvend Informacioni për përmbajtjen e propozim – kornizës negociuese për negociatat inkuadruese të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian dhe se materiali është dërguar deri te deputetë konform procedurave. Kuvendi sqaron se në të nuk janë bashkangjitur propozimi francez dhe dokumentet shoqëruse, të cilat janë publikuara dhe janë të qasshme për deputetët dhe opinionin.
 
SHPËTIM NUREDINI