Botë

Vazhdon pasiguria në Bullgari, s’ka 121 deputetë, partia e Petkovit kthen mandatin

08.07.2022 15:36

Partia e ish-kryeministrit Kiril Petkov nuk arriti të sigurojë mbështetjen e 121 deputetëve...

Partia e ish-kryeministrit Kiril Petkov nuk arriti të sigurojë mbështetjen e 121 deputetëve për të formuar qeverinë e re që duhej të udhëhiqej nga Asen Vasilev.  Në orën 17 të së premtes, skadoi afati që Vasilev t'ia kthejë presidentit, mandatin të cilin e mori një javë më parë.
 
“Ne jemi aq të vetëdijshëm për peshën e përgjegjësisë që kemi, sa që gjithë mëngjesit, të gjithë deputetët tanë u përpoqën të komunikojnë me deputetët e “Ka një popull të tillë”.  Nuk kemi mbështetjen e 121 deputetëve, e mandati do të kthehet. Ne do të mbështesim gjithçka, por nuk do të lejojmë negociata me Deljan Peevskin, Bojko Borisovin dhe Sllavi Trifonovin.”, tha Kiril Petkov, kryeministër në dorëheqje i Bullgarisë.
 
Bullgaria Demokratike"  është e gatshme, nëse i jepet mandati, që me përgjegjësi dhe dialog, të përpiqet të bëjë gjithçka që është e mundur për të formuar një qeveri të re në kuadër të kësaj përbërje të Asamblesë Kombëtare të Bullgarisë.
 
“"Bullgaria Demokratike"  ka dëshmuar veten me përgjegjësinë dhe gatishmërinë e saj për dialog dhe vitin e ardhshëm do të zgjidhen krizat e rëndësishme për vendin.”, tha Hristo Ivanov, kryetar i grupit parlamentar të BD-së.
 
Ai i bën thirrje presidentit Rumen Radev që të vazhdojë konsultimet me partitë parlamentare. Sipas tij, do të ishte mirë që presidenti i Bullgarisë të zhvillojë një raund tjetër konsultimesh përpara se të dorëzojë mandatin e tretë për formimin e qeverisë së re në kuadër të Asamblesë së 47-të Kombëtare të Bullgarisë. 
 
GAZMEND REXHEPIN