Maqedoni

Propozimi francez, opozita dhe qytetarët bllokojnë Shkupin

08.07.2022 15:46

Me një orë bllokadë të udhëkryqit para Qeverisë, vazhdoi shprehja e revoltës qytetare në Shkup...

Me një orë bllokadë të udhëkryqit para Qeverisë, vazhdoi shprehja e revoltës qytetare në Shkup kundër propozimit francez. Protestuesit thonë se ndjehen të mashtruar e  kërkuan  që ekzekutivi të refuzojë propozimin dhe të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare. 
 
“Mendoj se si gjithmonë do bëjnë përpjekje të na gënjejnë  të na mashtrojnë. Por kësaj radhe nuk do ju kalojë. Mendojë se është mjaft e qart se populli e ka thënë “JO”-në. Duhet të tërhiqen, të japin dorëheqje dhe të shkohet në zgjedhje të parakohshme.”, tha një protestues.
 
“Sitata është alarmante, e di këtë shumë mirë populli maqedonas, do të ketë ndarje. Unë vetëm diçka nuk kuptoj pse Mickoski dhe të gjitha partit opozitare nuk largohen nga Kuvendi që mos të kenë dy të tretën e votave për të votuar çfardo qoftë. Porosia ime është që këtu të grumbullohet populli dhe të vendosim 200- 300 tenda.”, u shpreh një protestues.
 
VMDO-DPMNE:  Populli po i thotë qartë ‘JO’ qeverisë
 
VMRO-DPMNE thotë se populli po ia bën të qartë qeverisë se është kundër propozimit francez. 
 
“Populli i tha me zë të lartë JO ultimatumit, JO faleminderit propozimit poshtërues nga Bullgaria. Populli po i bën qartë thirrje qeverisë dhe udhëheqjes shtetërore. Qeveria nuk duhet të tentojë të shtyjë diçka përmes tentativave në Parlament, ku ka një makineri votimi nga një grup deputetësh që ne e dimë se do të votojnë në përputhje me kërkesat e tyre.”, tha Dragan Kovaçki nga VMRO-DPMNE.
 
MPB ndërkohë i ka përkujtuar opozitës që këmbëngul se do vazhojë me protesta të tilla, se bllokimi i autostradave është kundër ligjshëm. Opozita paralajmëron se protestat do të vazhdojnë të dielën para kuvendit e qeverisë, kurse në ditën e kurban bajramit, do të respektohet festa. 
 
SANIJE DURAKU