Maqedoni
Protesta kundër propozimit francez, bllokadë një orëshe në tre autostrada
08.07.2022 15:55
Protestuesit kanë bllokuar tre akse të rëndësishme rrugore...

Protestuesit kanë bllokuar tre akse të rëndësishme rrugore, në shenjë proteste kundër propozimit francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë dhe hapjen e negociatave me BE-në.
“Bllokadat e sotme të organizuara në mbarë Maqedoninë janë pasqyrë e zemërimit të akumuluar nga populli maqedonas.”, tha një protestues.
VMRO-DPMNE e cila ka organizuar bllokadën një orëshe të rrugëve thotë se edhe po të pranohet propozimi si i tillë ata nuk do të mbështesin ndryshimet kushtetuese.
“Propozimi francez është vetëm një sfidë e re në rrugën drejt Bashkimit Evropian që na sjell pengesa të reja të cilat do të zgjasin ndoshta me dekada. Ne në kuvend nuk do të lejojmë ndryshime kushtetuese.”, tha Gjorgjia Sajkoski nga VMRO-DPMNE.
Bllokadë një orëshe pati në akset rrugore prilep-Pletvar, Veles-Shtip dhe Strumicë-Radovish.
NAIM RAMADANI
