Maqedoni

Incidenti gjatë protestave, ASH: U dëshmua se kush ishin skenaristët

08.07.2022 16:35

Aleanca për Shqiptarët i kundërpërgjigjet partive në pushtet....

Aleanca për Shqiptarët i kundërpërgjigjet partive në pushtet. Qytetarët e kanë të qartë se kush e inskenoi incidentin e së mërkurës në sheshin Skëndërbeu.

“Të gjithë qytetarët e kuptuan se kush janë skenaristët, kush janë koalicionet e hipotekave dhe të krimit dhe kush është me qytetarët. Se kush organizoi skenarin e fundit në Çarshinë e vjetër, tregon më së miri heshtja e Oliver Spasovskit ndaj pyetjes së gazetarëve se përse nuk pati forca policore gjatë rutës së protestuesve dhe veçanërisht në pikën më të nxehtë, në Sheshin Skenderbeu, ku edhe një ditë më parë ngjashëm kishin provokuar dhe sulmuar huliganët nga turma protestuese.”, tha Naim Bajrami, anëtar i Kryesisë  së Aleancës për Shqiptarët.