Maqedoni
Manastir, ndotja e ajrit, shkak për 15% të vdekjeve vjetore
08.07.2022 17:01
15 për qind e vdekjeve në nivel vjetor, në rajonin e Manastirit, vijnë nga ndotja e ajrit...

15 për qind e vdekjeve në nivel vjetor, në rajonin e Manastirit, vijnë nga ndotja e ajrit, si pasojë e tejkalimit të kufirit të parametrave të OBSH-së, tregojnë të dhënat e indeksit shëndetësor. Nëse kemi menduar se ndotja e ajrit dëmton vetëm mushkëritë e bardhë, kemi gabuar, sepse ajri i ndotur komplikon dhe shfaq pasoja në të gjitha organet e trupit, thonë ekspertët.
“Arsyet për sëmundjet dhe vdekjet nga ndotja e ajrit, i kemi kërkuar te ato dy grupe të mëdha, sëmundjet cirkulatore, pra sëmundjet e zemrës dhe trurit që janë arsyet kryesore për rastet e vdekjeve si në të gjithë vendin, njësoj edhe në Manastir. Edhe kanceri në mushkëri është nga efektët e para nga ajri i ndotur si dhe sulmi në tru.”, tha Dragan Gjorgjev nga ISHP.
Në periudhën e dimrit ndotja e ajrit është e lartë, e në kushte të shtrejtimit të rrymës, sfida bëhet edhe më e madhe.
“Ndotës më i madh i ajrit edhe pse është sezonale, nuk kemi gjatë gjithë vitit janë djegija e bio masave me 24%, pastaj shtesë janë nafta dhe mazuti diku me 18%, prodhime e industrisë dhe energjetikës me 28% gjatë tërë vitit, si dhe trafiku me 18%.”, tha Dejan Mirakovski, profesor.
“Përmirësimi i kapaciteteve nëpër komuna dhe bashkëpunimin reciprok, përmes nivelit lokal dhe qëndror padyshim duhet të jep rezultat.”, tha Hristina Oxheklieska, zëvendësministre e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
Ekspertët me vlerësim se me përkushtim më të madh, për disa vite mund të arrihen rezultate të kënaqshme në cilësinë e ajrit
VLORA LATIFI TOPOJANI
