Maqedoni

Ambasadorja amerikane me letër të hapur: Ju inkurajojmë të ecni para me propozimin e BE-së

08.07.2022 17:22

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Kate Marie Byrnes, përmes një letre të hapur për opinionin publik...

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Kate Marie Byrnes, përmes një letre të hapur për opinionin publik, thotë se vendi ka arritur një moment historik në rrugëtimin e gjatë dhe sfidues drejt të ardhmes euro-atlantike, e për shkak të sfidave në të kaluarën e  atyre me të cilat vendi mund të përballet në të ardhmen, Shtetet e Bashkuara ju inkurajojnë të ecni përpara me propozimin aktual të BE për anëtarësim.
 
“Anëtarësimi në BE do ta bëjë vendin tuaj më të fortë. Anëtarësimi në një organizatë ndërkombëtare, aq më pak pjesëmarrja në ato procese, është punë e vështirë dhe vjen me vendime të vështira. Ju tashmë e dini këtë; ju i keni bërë ato. Por pranimi i këtij propozimi do të thotë që më në fund do të keni një vend në tryezën e negociatave të anëtarësimit. I vendos vendet anëtare të BE-së, shumë prej të cilëve janë partnerët dhe aleatët tuaj të ngushtë, në dhomë me ju.”, ka shkruar ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Kate Marie Byrnes.
 
Shton se çështjet që përmban propozimi janë teknike dhe janë paraqitur pa shumë kohë për debat publik. 
 
“Ne e kuptojmë se nuk është ajo që do të kishit hartuar nëse do të kishit qenë në gjendje të diktoni termat në mënyrë të njëanshme, por ajo njeh gjuhën dhe identitetin maqedonas dhe i mbron ato nga sfidat e mëtejshme. Megjithëse mund të mos jetë i përsosur, propozimi bën atë që është e domosdoshme: mbron interesat tuaja thelbësore dhe nis negociatat dhe procesin dinamik të shqyrtimit. Në këndvështrimin tonë pragmatik, ai përfaqëson realisht mundësinë më të mirë për ta çuar më në fund vendin tuaj përpara në rrugën e tij drejt BE-së, duke forcuar kontrollin mbi të ardhmen tuaj.”, ka shkruar Byrnes.
 
Zgjedhja për të ecur përpara është vendimi juaj si një komb sovran – dhe ne e dimë se është një zgjedhje e vështirë. Por do të vazhdojë të jetë vendimi juaj gjatë gjithë procesit të anëtarësimit. Në tryezën e bisedimeve, nëse mendoni se shqetësimet tuaja nuk po trajtohen, mund të bëni zgjedhje të tjera. Ju duhet të bëni hapin e parë për të arritur në të dytin. Thelbi i demokracisë është liria për të zgjedhur. Thelbi i miqësisë është të mbështesim zgjedhjet që bëjnë miqtë tanë dhe të bëjmë thirrje për guxim në kohë sfiduese. Si miku juaj, Shtetet e Bashkuara shpresojnë që ju të zgjidhni atë që është më e mira për vendin tuaj për sot, por edhe për të ardhmen, shkruan Byrnes.
 
LEONORA KALIQI