Maqedoni

Propozimi francez, Geer: Debat emocional, vendimi në dorën tuaj

08.07.2022 17:40

Edhe euro Ambasadori David Geer, thotë se diskutimi nëse do të vazhdojë...

Edhe euro Ambasadori David Geer, thotë se diskutimi nëse do të vazhdojë apo jo me këtë propozim të rishikuar francez, është në dorën e vendit. 
 
“Ky vendimi nuk i përket BE-së, as ndonjë shteti tjetër anëtar. Duhet të vendosni vetë, por kjo zgjedhje duhet bërë me qetësi dhe me diskutime. Propozimi është sigurisht një kompromis, kemi dëgjuar shumë për atë kompromis, disa vlerësime janë të drejta, disa janë larg së vërtetës”, tha Gir i cili e kupton se debati publik është i vështirë dhe emocional.
 
Vlerëson se është turp që ka pasur vonesa në avancimin e procesit të qasjes drej BE-së.
 
“Vërejtjet që dua të bëj nuk kanë për qëllim të bëjnë presion, apo për të mashtruar por po përpiqemi t’ju  japim sqarime sepse debati publik është shumë i vështirë dhe është bërë shumë i polarizuar,  gjë që është padyshim për të ardhur keq. Ne duhet ta nisim këtë diskutim  nga pala e BE-së,  duke pranuar edhe disa dështime. Nuk ka dyshim se dëmi është shkaktuar për shkak të vonesave në avancimin e procesit të aksesit”, tha Geer, duke theksuar se vendi ka bërë përparim të madh  pas Prespës dhe antarësimit në  NATO-s, por BE nuk i hapi negociatat dhe kjo çoi në zhgënjim dhe mosbesim në opinion në të gjithë procesin.