Maqedoni
Mijallkov dënohet me tre vite burg dhe 6.1 milion euro pagesë për rastin “Perandoria”
08.07.2022 18:00
Sashko Mijallkov ka pranuar fajin në rastin “Perandoria” dhe është dënuar me tre vite burg....

Sashko Mijallkov ka pranuar fajin në rastin “Perandoria” dhe është dënuar me tre vite burg. Lajmin e kanë bërë të ditur nga Prokuroria për Krim të Organizuar, nga ku sqarojnë se përvec viteve burg Mijallkov do të duhet të paguajë 6,1 milion euro para kesh për pjesën e tij në hotelin Meriot, duke kaluar kështu pjesën e tij në hotelin ekskluziv në emër të firmave të tij.
Atij i është konfiskuar edhe pasuri tjetër në vlerë prej 30 milion eurove, që përbëhet nga 25 banesa dhe parcela afër hotelit Meriot.
