Botë
Miratohet marrëveshja me Kishën Serbe, Abazoviq humb mbështetjen e shumicës në partlamentin malazez
08.07.2022 19:15
Qeveria e Malit të Zi ka miratuar Marrëveshjes Themelore, e cila duhet të rregullojë marrëdhëniet me Kishën Ortodokse Serbe....

Qeveria e Malit të Zi ka miratuar Marrëveshjes Themelore, e cila duhet të rregullojë marrëdhëniet me Kishën Ortodokse Serbe. Kryeministri Dritan Abazoviç deklaroi se kjo marrëveshje është miratuar pas më shumë se katër orë diskutimi.
Për miratimin e Marrëveshjes Themelore votuan 13 ministra, pesë ishin kundër, tre ministra nuk morën pjesë në seancë.
Qeveria miratoi kështu Marrëveshjen e dakorduar më parë nga kryeministri Dritan Abazoviq me patriarkun Porfirije, edhe përkundër kundërshtimit të një pjese të ministrave dhe shumicës parlamentare që e përkrah atë Qeveri. Zëvendëskryeministri Rashko Konjeviq tha se qeveria e Dritan Abazoviqit po humbë kështu shumicën parlamentare që e ka mbështetur deri më tani.
Pas miratimit, Marrëveshja do t’i dërgohet Sinodit të Kishës Ortodokse Serbe në Beograd, i cili gjithashtu duhet ta pranojë. Më herët, disa nga partitë që janë në Qeveri ose e mbështesin atë në Parlament, kanë paralajmëruar nismën për shkurtimin e mandatit të Kuvendit dhe organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, në rast se Qeveria e pakicës së Abazoviqit e miraton Marrëveshjen Themelore me Sinodin e Kishës serbe
