Blinken dhe Borrell përshëndesin propozimin francez

09.07.2022 14:52

Në këto momente kritike në historin e Europës....

Në këto momente kritike në historin e Europës përshkak agresionit të pa arsyeshëm rus mbi Ukrainën, përparimi i Shqipërisë dhe i RMV-së drejtë BE-së është kyçe për përforcimin e kohezionit dhe qëndrimet e forta të kontinentit europian.

Në deklaratën e përbashkët Sekretari Shtetëror i SHBA-ve, Blinken dhe Shefi i Diplomacisë Europiane, Borell, i bënë thirrje Parlamentit të RMV që ta sjellë vendimin me të cilën vendi do të ecë përpara

“Ne mirëpresim një propozim kompromisi që merr parasysh interesat dhe shqetësimet e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë bazuar në respektin, besimin dhe mirëkuptimin reciprok. Vendimi sovran i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut do të jetë i rëndësishëm për të ecur përpara. Kjo frymë e kompromisit konstruktiv mbi të cilin është ndërtuar integrimi evropian duhet të vazhdojë të frymëzojë të gjithë ata që janë përfshirë në këtë proces historik”, thuhet në komunikatën e përbashkët të Josep Borrell dhe Antony Blinken.

Blinken dhe Borell janë të përkushtuar në një marëdhënie më të ngushtë në Ballkanin Perendimor, dhe se sigurimi i një qetësie të përgjithshëm dhe stabiliteti të qëndrueshëm, dhe zbatimi i aspiratave eurointegruese dhe euroatlantike në realitet, mbetet qëllimi kryesor dhe i përbashkët i Brukselit dhe i Uashingtonit.

Para debatit në Kuvendin e RMV shumë fytyra të diplomacisë europiane kanë bërrë thirje që vendi ta pranonë propozimin, ku në mesin e tyre ishte edhe Presidenti francez Makron, nga i cili rodhi iniciativa për propozimin e ri europian, ku sipas tij kjo marëveshje nuk e sjëllë në pikpyetje ekzistimin e gjuhës maqedonase i cili është pjesë e identitetit tonë. (Fitim Kryeziu, TVM2)