Propozimi francez, Jashari: Refuzimi kthen vendin mbrapa

09.07.2022 15:29

Propozimi francez duhet pranuar...

Propozimi francez duhet pranuar,  pasiqë është varianti më i mirë i mundur dhe paraqet dëm më të vogël, në kontekst të mbrojtjes së pozicioneve maqedonase, vlerëson profesori universitar Hasan Jashari.

Sipas tij, vetëm atëherë do t’i jepej fund edhe krizës politike. Në të kundërtën vendi mund të hyjë në rrugë të errët dhe izolim.

“Nga ana tjetër në të ardhmen priten ndërlikime edhe polemika të mëdha se si u bë dhe kjo më së tepërmi do të jetë rezultat i profiterëve politikë edhe politikave partiake. Mirpo këtu duhet të shihet interesi shtetëror, interesi i perspektivave qytetare. Interesi i perspektivave qytetare është që të pranohet propozimi dhe të mos vihet në një ‘luftë’, tuneli i së cilës nuk i shihet drita askund, dmth hyn në një rrugë qorre.” – tha profesor universitar, Hasan Jashari

Qeveria veçmë ka dorëzuar propozimin në kuvend dhe sipas gjitha gjasave i njëjti mund të vehet në rend dite pas ribalancit të buxhetit më 11 korrik. Profesori Jashari i bindur se parlamenti do t’i japë dritë jeshile dokumentit, duke mos parashikuar konflikte të mëtejme ndëretnike.

“Nuk ka gjasa për përplasje ndëretnike, sepse shqiptarët do ta përkrahin do të thotë këtë propozimin francez edhe mënyrën se si një pjesë e maqedonasve, 50% e tyre pranojnë dhe 50% nuk e pranojnë; shqiptarët do ta pranojnë por do të bëhen cak i sulmeve nga forcat të cilat nuk e pranojnë dokumentin francez. Por këto do të jenë sporadike dhe nuk ka gjasa që të shtohen që të rriten edhe të kenë ndonjë reperkusion të zgjeruar në një shoqëri.” – u shpreh Jashari.

Sipas Jasharit vetë hapja e Kushtetutës në të ardhmen me përfshirjen e bullgarëve në pjesën konstituive, do të jetë një proces i vështirë por i patjetërsueshëm,  pasi kushtëzohet me hapjen e kapitullit të parë për nisjen e bisedimeve me BE-në. (Meral Ismaili, TVM2)