Rriten shifrat Covid, Lumani: Virusi dobësohet, po shifrat do trefishohen
Ditëve të fundit është rritur dukshëm numri,,,,,

Ditëve të fundit është rritur dukshëm numri i të infektuarve me Kovid 19. Virusi vazhdon të prekë të gjitha grupmoshat pa dallim , duke përfshirë të vaksinuarit dhe personat me antitrupa.
Mjeku Sedat Lumani, thotë se aktualisht simtomat te çdo pacientët janë të ndryshme, për dallim prej fillimit, kur virusi sulmonte organet respiratore.
“Për fat të keq ka riinfektime për së dyti apo për së treti herë, ka infektime edhe te njerëzit e vaksinuar. Shohim që numri rritet dukshëm dhe sipas këtij fluksi, mbrenda një muaji ose dy numri do të trefishohet. Pra do të kemi shifra trefishore. Mendimi im është se duhet tu përmbahemi masave të OBSH-së, duhet të kemi kujdes sepse virusi nuk zgjedh grupmoshë, as gjini dhe nuk ka kategori të rrezikuar dhe të parrezikuar. Pra kemi të infektuar nga të gjitha kategoritë prej fëmijëve deri në pleq” – tha mjeku Sedt Lumani.
Pavarisht se numri i të infektuarve me Kovid-19 shkon duke u rritur, fuqia e virusit shkon duke u dobësuar dhe pacientët e kalojnë lehtë sëmundjen, thotë Lumani.
“Te smundjet virale nuk egziston terapi kauzale, terapi e vërtet për virusin, pra e përcaktuar. Mutacionet nuk e dimë cfar kahje mund të marrin. Sipas të gjitha gjasave, të mos i numrojmë të gjitha grupet e Kovid 19-tës që janë paraqitur deri tani, virusi shkon nga ajo që virulenca të dobësohet dhe gjendja klinike të përballohet prej në këmbë. Megjithatë ka raste sporadike që gjendja shëndetësore përkeqësohet dhe pacientët hospitalizohen. Numri i të hospitalizuarve dhe të vdekshmërisë është shumë shumë më i ulët vitin e kaluar apo para dy vitesh” – u shpreh Lumani.
Lumani thotë se personat që kanë simptome infektimi, duhet të mbajnë distancë e maskë në fytyrë, njëkohësisht të bëjnë testin e shpejtë për të vërtetuar praninë e virusit në trup. Konsumimi i pemëve të stinës është një mënyrë e mirë për luftimin e viruseve, pëfshirë edhe Covidin porosit Lumani. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)
