Pensionimet, sfidë për gjyqësorin, Ademi: Stërzgjatje procedurash, por jo kolaps

09.07.2022 16:43

42 gjykatës u pensionuan deri në fund të qershorit...

42 gjykatës u pensionuan deri në fund të qershorit, edhe 10 të tjerë priten të pensionohen deri në fund të këtij viti.

Në “Intervistën e Javës” në TVM 2,  Nënkryetari i Këshillit Gjyqësor Selim Ademi, tha se  trendi i pensionimit nuk do të ndalet këtu, por do të vazhdojë deri në fund të 2024-ës,  ku parashihen të pensionohen 104 gjykatës.

Ademi thotë se riogranizimi i brendshëm i gjyqëtarëve me të cilën do të zëvedësohen vendet bosh , është i patjetërsueshëm, por i njëjti është i vonuar pasi që tani ka gjasa i njëjti të shkaktojë stërzgjatje dhe vështirësi të proceseve gjyqësore.

“Vështirësi do të ketë pak në funksionimin e gjyqësorit, mirëpo nuk do të kemi dyer të mbyllura dhe nuk mund të themi se gjyqësori do të jetë në kolaps shumë të madh. Dmth do të kemi stërzgjatje të procedurave gjyqësore të afateve kohore.” – tha Nënkryetari i Këshillit Gjyqësor, Selim Ademi.

Mungesë më të madhe të gjykatësve ka në gjykatën e Gjykatat Themelore Shkupi -1 dhe 2 dhe në gjykatën e Apelit.

Këtu, thotë Ademi duhen bërë punësimet më të mëdha në të ardhmen. Në bazë të sistematizimit të fundit, në  RMV ka gjithësej 636 gjykatës, ndërsa vetëm 433 prej tyre janë aktiv ose të angazhuar me punë, thotë Ademi duke u thirrur në rekomandimin e BE-së se para çdo punësimi të ri të gjykatësve, vendi duhet të ketë bërë paraprakisht analizën për nevojën e egzistencës së gjykatave të cilët nuk kanë punë dhe për numrin e saktë të punësimeve në to të cilët  duhen  bërë në përputhje me normativin e BE-së, të ketë as më pak  as më shumë se  21 gjykatës në 100 mijë banor.

Ministria e drejtësisë,  patjetër e ka të intervenojë me ligj sepse kemi një numër i madh i gjykatave siç është ajo e Berovës, Dellçevës, Kratovës, Vinicës, Krushevës, po mund ta marrim deri dikujt edhe Dibrën, mirëpo për shkak se është zonë kufitare ndoshta kjo nuk do të vlejë për Dibrën, të cilët janë një numër i gjykatave të cilët kot funksionojnë, rrisin numrin e gjyqtarëve, ndërsa nga ana tjetër nuk ka lëndë. Nuk mund të kemi gjykatë e cila prej në qyteti në qytet ka vetëm 7 kilometra” deklaroi Ademi.

Mendimi personal i Ademi është se gjyqësori do të rregullohet vetëm  kur do të happen  bisedimet për anëtarësim në BE-në, respektivisht kur do të hapin kapitujt e gjyqësorit . 

Deri në fund të vitit Këshilli Gjyqësor do të duhet të publikojë edhe rezulatet e vlerësimit të gjykatësve të cilët konkurojnë për vende udhëheqëse në gjyqësor.  (Rexhep Qamili, TVM2)