Propozimi francez, Xhaferi të hënën ka caktuar koordinim me partitë

09.07.2022 15:10

Opozita maqedonase ka caktuar një ditë pushim...

Opozita maqedonase ka caktuar një ditë pushim nga protestat të cilat është duke i realizuar në kundërshtim të propozimit francez, këtë pushim sipas protestuesve është caktuar për shkak festës, ndërsa në Kuvend janë duke u bërrë përgatitjet e fundit për debat mbi këtë propozim, kurse Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi për ditën e hënë ka caktuar kordinim me shefat e grupeve parlamentare, dhe në të cilën duhet të harmonizohet qëndrimi se kur ky propozim do të gjendet para deputetëve, kurse për shumicën parlamentare pikërishtë Kuvendi është vendi për debatë dhe vendim.

“Me ato vijat e kuqe të cilat i kemi votuar ne si deputet me deklaratën në Kuvend e mbrojmë qëllimin strategjik të Qeverisë. Unë pres që shumica e deputetëve nga partitë e ndryshme në Kuvend do ti japim përkrahje këtij propozimi, por informacionet e mija flasin se këtë përkrahje do ta marim edhe nga disa deputet të VMRO-DPMNE-së, sepse edhe ato e dinë se ky propozim i modifikuar europian është një mundësi e mirë që do të duhet ta shfrytëzojmë , dhe të jemi pjesë e BE-së” – tha Deputeti i LSDM-së, Darko Kaevski.

Por nga opozita maqedonase akuzojnë se Qeveria është duke e fsheh marrëveshjen bilaterale me Bullgarinë, dokument ky i cili siq thonë përmbanë obligime konkrete të cilat i kërkon pala bullgare ndaj vendit tonë.

Sipas kësaj partie, të gjithë tanimë e kanë të qartë se pse kaq shumë i ngutet Qeverisë që ta sjellë të njëjtin në debat parlamentar, i cili sipas VMRO-DPMNE-së nuk ka asnjë lidhje me procesin, sepse bëhet fjalë për konferencë ndërqeveritare. Sipas VMRO-DPMNE-së të vetmin rolë që do ta ketë Kuvendi, është momenti kur duhet të votohet për ndryshimet kushtetuese, e ku sipas partisë opozitare maqedonase, ato nuk do të lejojnë që të realizohet e njëjta.

“Kur kemi të bëjmë me atë fletë e letrës që ka arritë në Kuvend, i bëjmë thirrje Talat Xhaferi, i cili në disa raste ka kthyer propozim ligje për shkak një gabimi të vogël gramatik ose teknik, ose hedhte amandamentet e opozitës në shportë, edhe në këtë rastë këtë flet të letrës ta kthen në Qeveri si jo i kompletuar dhe ofendues. Edhe njëher qartë i bëjmë thirrje Qeverisë le ta ndëgjoj zërin e qytetarëve që po thonë JO dhe jo të tenton përgjegjësin e sajë të ja hedhë Kuvendit” – u shpreh Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovaçki.

Përderisa për të dielën janë caktuar protesta të reja, Qeveria edhe njëher i ka barrë thirrje VMRO-DPMNE-së dhe të Majtës që të heqin dorë nga bllokadat, kurse përgjijgja e tyre ishte e menjëhershme se nëse Qeveria heq dorë nga propozimi, edhe ato do të largohen nga protestat dhe bllokadat dhe nga kërkesa për zgjedhje të parakohshme Parlamentare. (Fitim Kryeziu, TVM2)