Kosovë, besimtarët musliman festojnë Kurban Bajramin

09.07.2022 14:28

Besimtarët muslimanë në Kosovë festojnë Festën e Kurban Bajramit.....

Besimtarët muslimanë në Kosovë festojnë Festën e Kurban Bajramit. Manifestimi qendror kushtuar kësaj feste është mbajtur në “Xhaminë e Madhe” në Prishtinë.

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava në mesazhin drejtuar besimtarëve tha se kjo festë bënë bashkë të gjithë, duke apeluar të festohet bashkë  në Kosovë e Diasporë.

Ai më tej ka shtuar se këtë festë e karakterizojnë haxhi e prerja e kurbanit, rituale këto që sipas tij, e ofrojnë besimtarin me Zotin.

“Kurban Bajrami na vjen si një rikthim dhe rikujtim i vlerave burimore që posedon feja jonë. Zoti përmes dërgimit të pejgamberëve dhe librave të shenjtë na mësoi edhe për sjellje të mira dhe bashkëpunim ndërmjet njerëzve pa dallim vendi, gjuhe apo race. Islami fe hyjnore nuk thërret për luftë por për paqe, është kundër gjakderdhjes, vrasjeve, torturave, dhunimeve dhe shkatërrimit të infrastrukturës që njerëzit me mund  e kanë ngritur për të bërë një jetë sa më të qetë dhe më të lumtur” – deklaroi Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.

Feston edhe Lugina e Preshevës. Xhamitë e vendbanimeve të ndryshme të komunave Bujanoc, Preshevë, Medvegjë ishin të mbushura plot këtë mëngjes me besimtarë që falën namazin e Kurban Bajramit. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)