MPB, arrestohen 2 persona, transportuan 87 emigrantë
Policia e vendit mbrëmë rreth orës 1:30 minuta në mes natë...

Policia e vendit mbrëmë rreth orës 1:30 minuta në mes natë ka ndaluar një kamionet transportuese në të cilën janë transportuar 87 emigrantë të cilët transportoheshin nga 43 vjeçari nga Shkupi dhe 26 vjeçar nga fshati Haraçinë.
Dy të dyshuarit udhëheqësit e automjetit transportues janë arrestuar dhe do të lëshohet kallëzim penal, ndërsa 87 emigrantët e huaj janë dërguar në Qendrën tranzitore.
“Mbrëmë rreth orës 1:30 minuta të mes natës në autostradën në vendin e quajtur Miravci, zyrtarë policor nga stacioni policor Bogorodica kanë ndaluar automjet transportues e markës IVECO, në të cilën janë gjetur 87 emigrantë. Ky automjet ka qenë i drejtuar nga një person 43 vjeçar nga Shkupi me iniciale M.J, ndërsa bashkëudhëtar ka qenë një banorë i fshatit Haraçinë i moshës 26 vjeçare me iniciale A.A. Në mesin e 87 emigrantëve, 45 kanë qenë nga Siria, 39 nga Pakistani, 2 nga Kongo dhe 1 nga India” – tha Zëdhënësja e MPB-së, Suzana Pranjiç Talevska.
Në pesë muajt e parë të vitit në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, numri i emigrantëve të cilët kanë qarkulluar në drejtim të kufirit tonë jugor është ulur për 20 për qind, për shkak të kontrolleve të shtuara nga ana e policisë kufitare dhe asaj rrugore.
“Vitin e kaluar nga muaji janar deri më 15 maj kanë qenë të parandaluara plotë 7172 kalime ilegale, kurse këtë vitë ky numër është ulur për 22 për qind dhe tani kapë shifrat e 5546 kalime ilegale” – u shpreh Suzana Pranjiç Talevska
Nga ana tjetër kontrabandimi me emigrantët është rritur për 83 për qind, vitin e kaluar janë ndaluar 17 tentime për kontrabandim me emigrantët, ndërsa këtë vitë 31 tentime, kurse Qeveria ka vendosur që situata e krizës në kufirin jugorë të vazhdohet deri në fund të vitit. (Fitim Kryeziu, TVM2)
