Kurban Bajrami në Tiranë
Besimtarët muslimanë në Shqipëri kremtojnë sot festën e Kurban Bajramit...

Besimtarët muslimanë në Shqipëri kremtojnë sot festën e Kurban Bajramit, duke përcjellë mesazhe paqeje e vëllazërie.
Edhe këtë vit, në pamundësi për të falur namazin në xhaminë e namazgjasë e cila nuk është inauguruar ende, besimtarët u falën në sheshin Skënderbej.
Urimet ishin për sa më shumë mbarësi, paqe dhe shëndet në familjet e gjithësecilit.
Simbolika e kësaj feste është therja e një kafshe për kurban menjëherë pas faljes në shenjë sakrifice e afrimi me Zotin.
Ndarja e mishit bëhet në 3 pjesë, një pjesë mbahet për vete, një tjetër ndahet me të afërmit dhe pjesa tjetër ndahet mes njerëzve në nevojë. Por këtë vit, rritja e çmimeve ka prekur dhe koston e kafshës që bëhet kurban.
Kreu i komunitetit mysliman Bujar Spahiu, në fjalën e tij para besimtarëve kishte një mesazh për të rinjtë shqiptarë.
Pas faljes së namazit e therjes së kurbanit besimtarët musliman vijojnë festimet me vizita tek miqtë dhe të afërmit.
Urime për këtë festë të madhe për besimin musliman, përcollën edhe përfaqësues të politikës shqiptare. (Luljeta Ndoka, TVM2)
