Sri Lankë, protestuesit sulmojnë presidencën

09.07.2022 19:45

Mijëra protestues kanë mësyrë rezidencën e presidentit të Sri Lankës....

Mijëra protestues kanë mësyrë rezidencën e presidentit të Sri Lankës në kryeqytetin, Kolombo.

Protestues nga i gjithë vendi marshuan drejt godinës duke kërkuar dorëheqjen Gotabaya Rajapaksas pas muaj të tëra protestash ndaj keqmenaxhimit të krizës se thellë ekonomike që ka pllakosur Sri Lankën.

Kreu i shtetit vetë nuk ndodhej aty, pasi i kishte marrë masat për t`u zhvendosur në një zonë më të sigurtë.

Sri Lanka përballet me një inflacion galopant dhe ka vështirësi të mëdha me importimin e ushqimeve, karburantin e ilaceve.

OKB-ja të premten u kërkoi autoriteteve dhe protestuesve të siguronin që tubimi i së shtunës do të ishte paqësor. Por gjendja doli shpejt jashtë kontrollit.

Turma vërshoi në distriktin qeveritar të Kolombo, duke përsëritur slogane të tilla si “Duhet të shkoj në shtëpi. Njerëzit thyen disa barrikada të policisë për të arritur në rezidencën e kreut të shtetit.

Forcat e rendit qëlluan disa herë në ajër e përdorën gazin lotsjellës në përpjekje për të frenuar turmën, por më kot. Rajapaksa vazhdon të jetë president i vendit e po mbrohet nga një njësi ushtarake, tha një zyrtar i lartë i ministrisë së mbrojtjes.