Gruevski prezantoi Maqedoninë në Indi
Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, ka vazhduar roud-shoun e biznes-forumit në Indi...

Ai para biznesmenëve në Çenai ka prezantuar mundësitë për investim para kompanive të industrisë automobilistike, ndërtimtarisë, teknologjisë informatike dhe industrisë së filmit. Gruevski ka potencuar se shteti investon në zona të lira dhe të hapura ekonomike ku secili investues në 10 vitet e para është i liruar nga tatimi i fitimit dhe nga tatimi personal.
“Ne jemi qeveri tepër e orientuar nga biznesi, e orientuar t’i ndihmojë biznesit, mike ndaj biznesit. Shumë është lehtë të na kontaktoni në qoftë se diçka nuk është në rregull, në qoftë se ka ndonjë problem është lehtë të arrini deri te ndonjë drejtor i ndonjë institucioni shtetëror, ministër, por edhe deri tek kryeministri. Në qoftë se vini në vendin tonë dhe vizitoni ndonjë nga kompanitë e huaja, ato do ta konfirmojnë këtë”- deklaroi kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski.
Kryeministri Gruevski u tha përfaqësuesve të kompanive indiane se me drejtimin e liberalizimit të lëvizjes së mëtejshme të kapitalit u mundësua që shtetasit e huaj lirshëm dhe drejtpërdrejtë të mund të blejnë patundshmëri dhe tokë ndërtimore. Ai ka nënvizuar edhe përparimin në reformat në regjistrin qendror.
“Para 12 viteve nuk kishim regjistër qendror. Atëherë si ministër i Financave mora mandat nga kryeministri i atëhershëm që të formojmë regjistër qendror. Në atë kohë i Norvegjisë ishte më i mirë. Ishim atje, pamë se si funksionon, ftuam një këshilltar nga Norvegjia. Tani, pas 12 viteve, Maqedonia ka regjistër qendror më të mirë në Evropë, më të mirë edhe se Norvegjia”- tha kryeministri Gruevski.
Pas prezantimit të kryeministrit Gruevski, i kënaqur është shprehur Tatra Ashok, drejtor i “Tejllor Robert Grup”, i cili është edhe kryesues i Këshillit Nacional të Industrisë indiane, i cili ka potencuar se vendi ynë ofron kushte dhe beneficione tepër të volitshme për biznesin dhe kompanitë e huaja. (Mefail Ismaili, TVM2)
