Një e vdekur dhe 962 të infektuar me COVID-19 në Shqipëri
09.07.2022 18:59
Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë...

Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë ka publikuar raportin e fundit në lidhje me situatën e Covid-19 për 24 orët e fundit në Shqipëri.
Sipas tij nga 2245 testime, 962 qytetarë kanë rezultuar pozitivë, ndërsa është regjistruar edhe një humbje jete. Numri më i madh i të sëmurëve është në Tiranë, 404 persona.
Aktualisht numri i pacientëve që po mjekohen nga covidi në spitale është 33, ndërsa janë shëruar 416 qytetarë.
Autoritetet vazhdojnë të përsëritin thirrjen për vaksinime.
