Pensionimi i gjykatësve dhe prokurorëve, Selmani:Gjyqsorit i duhet freskim me kuadro të reja
Ekspertët me propozim ndryshe sa i përket zgjatjes së punës....

Ekspertët me propozim ndryshe sa i përket zgjatjes së punës të gjykatësve dhe prokurorëve publik pas plotësimit të kushteve për pensionim.
Eksperti juridik Bashkim Selmani vlerëson se nuk u duhet vazhduar mandati gjykatësve dhe prokurorëve të cilët nuk sollën asnjë reformë por shkaktuan dëmë në sistemin e jursiprodencës.
Pensionimin e gjykatësve dhe prokurorëve, Selmani e sheh si një rast ideal për të riplotësuar gjyqësorin sesa një fatkeqësi siç plasohet.
“Nëse do të vazhdohet ky mandat 1 vjeçar po 2 nuk do t’i bëjë nder askujt por përkundrazi, akoma më shumë do ta vështirësojë. Kjo nuk është zgjidhje por një prolongim i së keqes me të cilën nuk do të plotësoheshin ato standartet dhe kriteret që i kërkon BE pasi që një pjesë e madhe e këtyre prokurorëve dhe gjykatësve kanë pasur një mentalitet nga ish sistemi i kaluar dhe nuk kanë bërë ndonjë reform me të cilën duhet të plotësohet zgjidhja e tyre” – tha eksperti juridik, Bashkim Selmani.
Sipas Selmanit, gjyqsori meriton kuadro të reja, teksa propozon edhe trajnime më kohëzgjatje më të shkurtër nga ajo që ka Akademia e Gjykatësve dhe Prokurorëve.
“Baza na tregon se kemi shumë kuadro të reja të cilat i plotësojnë kushtet.Por do të ishte mir që të anashkalohet Akademia dhe të bëhet një kurs i veçantë me të cilin këto vende vakum të plotësohen me kuadro të reja dhe ky problem të zgjidheshte një herë e përgjithmonë” – deklaroi Selmani.
Së fundmi përshkak të plotësimit të kushteve për pensionim ,Këshilli gjyqësor shkarkoi 40 gjykatës, ndërsa u pensionuan edhe 10 prokurorë.
Ministri i drejtësisë Nikolla Tupançevski, qëndron akoma në propozim ndryshimet e Ligjit për Marrdhënie Pune, me të cilën gjykatësve dhe prokurorëve do t’i vazhdohej koha e punës. Zgjidhje sheh edhe tek riorganizimi i mbrendshëm i gjykatave. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
