Reagimet pas propozimit francez, Ruzhin: Veprimet e nacionalistëve, të pritshme

10.07.2022 13:21

Pas publikimit të propozimit francez...

Pas publikimit të propozimit francez, reagimet e disa strukturave dhe individëve kanë qenë të pritura dhe me qëllim të paramenduar, për të shkatuar kaos politik dhe tensione ndër-etnike, thotë ish ambasadori Nano Ruzhin.

Në këto skenare sipas tij ku regjisorë janë nacionalsitët,  u paralajmëruan të ndodhin  edhe nga presidenti francez Makron, së pari në Bullgari  pastaj  edhe në Maqedoninë e Veriut.

“Reaguan dhe këtë  e  shfrytëzuan  parititë nacionaliste në shetin tonë dhe ndodhi çka ndodhi,  ngjarje skandaloze që në veçanti  goditën raportet ndëretnike, pastaj edhe presion mendimit publik dhe qeverisë. Erdhëm në situatë paradoksale   ku Evropa na ofron favor ndërsa ne e refuzojmë. Që paradoksi të jetë më i madh, njëjtë ndodhi edhe në Bullgari, kur bullgarët nacional bënin obstruksione në  formimin e parlamentit. Makroni pati të drejtë kur tha se me këtë propozim më së shumti do të dëmtohen nacionalistët e të dyja shteteve” – tha ish ambasadori, Nano Ruzhin.

Dokumenti francez në kuvend, Ruzhin:Do të miratohet, zgjidhje tjetër s’ka

Megjithatë, edhe pse situata duket e rënduar, ish ambasadori Ruzhin i bindur se të gjitha dokumentet do t’i kalojnë filtrat e parlamentit.

 “Mendoj se propozimi do të kaloj në kuvend. Propozimi është i mirë, nuk e dëmton gjuhën dhe identitein maqedonas dhe së fundimi hap rrugën  eurointegruese. Të gjitha dokumentet do të miratiohen,  përfshirë edhe protokollin i cili nuk është pjesë përbërëse  e kornizës negociuese” – deklaroi Ruzhin.

Ish amabsadori Ruzhin me përshtypje se aktorët politik  në RMV, kanë qenë të kujdesshëm dhe racional në obligimet dhe detyrimet  me BE-në dhe  me Bullgarinë në veçanti, sidomos  notë të lartë adreson për ministrin e  jashtëm,  Bujar Osmani. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)