Nutricionistët, kujdes ndaj konsumimit të mishit, akulloreve

10.07.2022 13:55

Temperaturat e larta që po mbizotërojnë në vend...

Temperaturat e larta që po mbizotërojnë në vend rrisin edhe rreziqet për helmim me ushqim nëse i njejti nuk ruhet dhe përpunohet në mënyrë adekuate. Nutricionistja Valbona Kadriu thotë për "TVM 2" se blerësit duhet të kenë kujdes të mos blejnë ushqim që është ekspozuar në tregje të hapura dhe të shihet me kujdes edhe ambalazha e ushqimeve.

Kujdes të veçantë duhet pasur me mishin i cili nuk duhet të konsumohet nëse nuk është përgaditur në temperature prej 80 gradë.

“Në periudhën e verës kryesisht duhet të kemi kujdes nga produktet e mishit të përpunuara, flasim për mishin e bluar ose dhe produkte të tjera të mishit të cilat janë me rrezik më të lartë për njerëzit. Mundet të fërgohen në temperature mbi 80, neve ashtu kryesisht si popull i konsumojmë produketet e mishit mire të pjekura mirëpo ato që i konsumojnë produketet e mishit të gjalla  duhet të kenë kujdes në tempertaura të  larta siç është në këto momente” – tha nutricionistja, Valbona Kadriu.

Kujdes duhet patur edhe me bakterie të cilët shumohen edhe në temperature të ulta në frigorifer, andaj grate shtatëzëna duhet të jenë të kujdesshme gjatë konsumit të akulloreve.

“Akulloret , këtu duhet të kemi kujdes te grate shtatëzëna pasiqë nëse kemi të zhvilluar bakterien jersinia te grate shtatëzëna mund të shkojë deri te humbja e foshnjës ose fetusit dhe te personat  e rritur mund të kalojë me vjellje dy tre ditë, por te grate shtatëzëna është pak më tragjike” – u shpreh Kadriu.

Në këtë periudhë duhet konsumuar sa më shumë fruta dhe perime rekomandon nutricionistja Kadriu sipas së cilës vetëm në këtë mënyrë mund të jemi të hidratuar për të përballuar me lehtësi tempertaurat e larta. (Flutura Latifi, TVM2)