Plazhe të reja në bregun e liqenit në Strugë, Merko: S’ka objekte ilegale, gjithçka sipas ligjit
Në bregun e liqenit në Strugë, po ndërtohen plazhe të reja....

Në bregun e liqenit në Strugë, po ndërtohen plazhe të reja. Gjatë sezonit turistik bregu i liqenit do të jetë i mbushur me bare, shezlonë, çadra dhe pajisje urbane. Këto lokacione jepen me qera nga ana e komunës.
Kryetari i komunës thotë se është e nevojshme për turizmin që të ndërtohen plazhe të reja. Merko thotë se në Strugë nuk ka objekte pa leje, përkundrazi të gjitha ato kanë kontratë të ligjshme. Çdo gjë që është në tokë shtetërore dhe që përdoret nga persona privatë tarifohet nga komuna e Strugës.
“Çdo gjë të ka të vendosur, komuna e Strugës nëpërmjet të inspektoratëve komunal por edhe nëpërmjet të inspetkoratit të tregut, me vendim të revezionit shtetëror, po marrin ato hapa të cilat i kanë obligim me ligj dhe aty nuk mund të tërhiqemi. Por vende të lira ka mjaft, bregu i liqenit në Strugë është i gjatë. Mendoj se po bëjmë një turizëm elitar, si në drejtim të ushqimit, të akomodimit si dhe mbajtjet së higjienës dhe furnizmit me ujë.” – tha Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko.
Merko: Struga, destinacion i sigurt e atraktiv
Turizmi në Strugë vitin e kaluar ka pas rritje 46% dhe Komuna shpreson për një sezon më të mbarë sivjet.
“E lexova nëpër portale që Struga ndërton plazhe të reja, Ohri i ka lënë plazhet të degjenerohen, kështu që nuk flitet më për Ohrin por për Strugën si destinacion i sigurtë i qetë dhe i ka të gjitha kushtet për një pushim fantastik” – u shpreh Merko.
Struga tashmë është pjesë e projekteve edhe në panaire të ndryshme për promovimin e turizmit dhe këtë vit priten turistë nga e gjithë bota. Pritet të jetë i lartë edhe numri i mërgimtarëve tanë, të cilët veçmë kanë filluar të vijnë. (Ilmije Zhaku, TVM2)
