VMRO-DPMNE, Qeveria të shpallë protokollin
VMRO – DPMNE vlerëson se qeveria nuk e ka mbështetjen e popullit....

VMRO – DPMNE vlerëson se qeveria nuk e ka mbështetjen e popullit, punon kundër vullnetit të popullit dhe është e gatshme të kryejë tradhti kombëtare. Ajo kërkoi që të publikohet protokolli, të cilin sipas saj MPJ e Maqedonisë e fsheh nga opinioni.
Për VMRO DPMNE-në është paradoksale që pushteti i zvarrit deputetët e LSDM-së për të votuar një fletë të dorëzuar në Kuvend, të cilën ata vetë nuk e kanë parë.
“E fshehin sepse me të Maqedonia bullgarizohet, heronjtë maqedonas bullgarizohen dhe Bullgarisë i jepet mundësia të referohet në një dokument me të cilin do të pajtohemi të bullgarizojmë veten. Qeveria është e detyruar ta shpallë këtë” – tha Dragan Kovaçki nga VMRO-DPMNE.
Kovaçevski i tërheq zvarrë deputetët e LSDM-së për të votuar diçka që është kundër interesave dhe ligjeve kombëtare maqedonase.
Deputetët e LSDM-së janë vënë në rolin e makinës votuese për propozimin që Kovaçevski pranoi ta shtyjë në dëm të interesave maqedonase .
“Pushteti duhet ta dëgjojë fuqinë e argumenteve, të ndalojë dhunimin e demokracisë në shtet dhe të ndërpresë polarizimin e situatës, për të cilën është në mënyrë direkte përgjegjëse”.
LSDM, VMRO-DPMNE të heq dorë nga bllokadat
LSDM-ja ndërkohë ka kërkuar nga VMRO-DPMNE-ja të heqë dorë nga bllokadat dhe tensionet dhe të mos i shmanget debatit në Kuvend.
Thotë se politikanët kanë përgjegjësi përpara qytetarëve dhe shtetit që të përfshihen në proces dhe përmes debatit konstruktiv të kontribuojnë për vendimin përfundimtar.
Sipas LSDM-së opozita duhet të përgjigjet për dhunën dhe skenarët e përgjakshëm.
“Cila është lidhja e dezertorit politik nga Ushtria Dragan Kovacki me këto ngjarje? Vallë pikërisht Kovaçki e koordinoi një grup ish-pjesëtarësh të Ushtrisë në këtë skenar të përgjakshëm? Të gjitha institucionet kompetente janë thirrur për një procedurë të shpejtë dhe të përgjegjshme dhe përgjigje për të gjitha pyetjet. Pasi dështuan skenarët e tyre të errëta, Mickoski ti mbledh të armatosurit e tij dhe të heq dorë nga dhuna” – u shpreh Darko Kaevski nga LSDM.
Nga LSDM thonë së bashkë me qytetarët nuk do të lejojnë destabilizimin. Institucionet, strukturat e sigurisë nuk do të lejojnë askënd të kërcënojë stabilitetin e shtetit. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
