Propozimi francez, Petkov: RMV të zgjedhë rrugën evropiane

10.07.2022 15:31

Pozicionet bullgare u bënë europiane....

Pozicionet bullgare u bënë europiane nëpërmes propozimit të kryesimit francez me Bashkimin Europian i cili vlerësojmë se është shumë i mirë, tha në një intervistë për BTV Kryeministri në dorëheqje i Bullgarisë, Kiril Petkov.

Ai mes tjerash potencoi se është momenti i fundit kur RMV duhet ta pranon këtë marrëveshje që është propozuar nëse dëshiron që ta zgjedhë rrugën eurointegruese. Por për Petkovin ka qenë e pa pranueshme që në këtë paket për fillimin e bisedimeve për anëtarësim është përfshirë edhe Shqipëria, sepse sipas tij ky hapë për të nuk kanë qenë i pranueshëm, dhe do të ishte e pa logjikshme nëse Shqipërisë i lejohet ti fillon bisedimet.

“Propozimi francez ishte relativishtë i mirë dhe i pranueshëm, ku i mundësonte Bullgarisë që të ketë pozicione europiane, ndërsa ajo e cila po ndodhë për momentin në RMV, është se ato do ta kenë shumë të vështirë ta pranojnë këtë pozicion, por sipas meje, ato duhet ta pranojnë që nëse dëshirojnë vendi i tyre të zhvillohet, rruga e eurointegrimeve është rruga e vetme për atë vend. Por do të ishte e pa kuptimshme që nëse i lejohet Shqipërisë që ti fillonë bisedimet për anëtarësim, ndërsa RMV të mbetet pa këtë mundësi” – tha ish Kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov.

Petkov e përsëriti qëndrimin se tema për RMV në Bullgari përsëritet për të ngritë mjegull nga aktualitetet e mbrendhsme politike, apo siç demonstroi ai është një tentim që të tërheqen mjete nga Agjencioni për rrugët dhe magjistrale, dhe të harxhohen mjete shumë të mëdha.

Pendarovski: Kompromis i përparuar

Ndërsa nga ana tjetër Presidenti i RMV Stevo Pendarovski për gazetën greke “Etnos” përsërit qëndrimin e tij, se propozimi francez është kompromis i përparuar, me një pengesë të mundshme gjatë rrugës por nga ana tjetër është vështrë të sigurohen  80 votat e nevojshme në kuvend për përfshirjen e bullgarëve në kushtetutë.

“Ne pas 17 vjetësh në pritje më në fund do të fillonim negociatat e anëtarësimit dhe ky është përfitimi më i madh prej këtij propozimi. Gjithsesi pas procesit të skriningut ekziston një parakusht për vazhdimin e negociatave dhe ky është amendamenti me të cilin duhet të futen bullgarët në kushtetutën maqedonase. Duke e pasur parasysh ndarjen aktuale politike, janë shumë të ulëta shanset që cilado parti do të mund të sigurojë shumicë prej 2/3 në parlament e cila do ta mbështeste atë ndryshim kushtetues”, - deklaroi Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski.

Pendarovski tha se për momentin vendi përballet me fushatë serioze dezinformatash të prodhuara nga Rusia, njëjtë si në periudhën e Marrëveshjes së Prespës. (Fitim Kryeziu, TVM2)