Hallkidiki: Gjendet i gjallë njëri nga shtetasit e RMV-së

10.07.2022 15:56

Ivani u gjet i gjallë në 14 milje në jug të krahut Kasandra në Hallkidiki....

A e keni festuar datlindjen tuaj “PO”, kjo ishte dhurata më e keqe për datlindjen. Këto ishin fjalët e para të 30 vjeçarit Ivan, i cili i ndau me opinionin, i cili pas plotë 18 orëve i kaloi në ujë, pasi ishte i përfshirë nga një det i trazuar, por për fatin e tij të mirë ai më në fund u largua gjallë dhe në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa të afërmit e tij nuk kursyen fjalë për ta përshkruan knaqësin që ndjeshin.

“Ishin shumë të gjata 24 orët, por ishin edhe shumë me stres, të githë jemi të lumtur që Ivani është mirë, ai është shumë i fuqishëm, ne menduam se do të dal në gjendje shumë të rrëndë, por për fatin e tij të mirë ishte në gjendje të mirë” – tha një mik i Ivanit.

Ivani u gjet i gjallë në 14 milje në jug të krahut Kasandra në Hallkidiki. Ivani ishte hetuar nga një helikopter, të cilët më pasë informuan anijen transportuese “Gibraltar”, ndërsa mediat në Greqi janë të habitur se si ka pasur mundësi të mbijetoj duke qëndruar aq shumë kohë në ujë duke u përfshirë nga valët e mëdha. Rojet bregdetare dhe ekipet e shpëtimit dhe të vullnetarëve vazhdojnë ta kërkojnë edhe maqedonasin e tretë.

Zëdhënësi i rojës bregdetare Nikolas Kokalas, informoi se erërat e forta dhe valët e mëdha janë duke e vështirësuar operacionin.

“Në pjesën e posidi ka rryma të ndryshme të cilat në shumë raste i tërheqin notuesit, sidomos në kohën kurë kushtet meterologjike janë të vështira, sikurse dje. Tre miqt nga Maqedonia e kanë vizituar Hallkidikin për pushime, dhe kishin vendosur të futeshin në ujë, ku kishte pasur edhe manifestim për datlidjen e njërit nga tre vizitorët. Të rinjët nga Maqedonia e Veriut të cilët kishin konsumuar alkohol, e kanë injoruar rezikun që mund të vinte nga errërat e mëdha, dhe si rezultat i saj, valët i kishin dërguar  në një pjesë ku rrymat  nën ujore kalojnë në këtë pjesë ku ishin duke notuar tre vizituesit” – tha zëdhënësi i rojës bregdetare, Nikolas Kokalas.

Ditë më parë një anije e vogël lundruese kishte shpëtuar 25 vjeçarin nga RMV, i cili ishte dërguar në Neaskioni, e ku më pas me makinën e ndihmës së shpejtë ishte dërguar në spitalin Qendror në Hallkidiki, ku mjekët kishin konstatuar se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

Tre shokët nga Maqedonia të shtunën u futën në detë për tu freskuar, ndërsa pas një kohe bukur të mirë, një pjesë e vizituesve në plazh kishin vërejtur se tre notuesit që ishin futur në ujë nuk ishin askund. Ata menjëherë kishin informuar ekipet e shpëtimit, me ç’rast shumë shpejtë kishte filluar edhe operacioni i shpëtimit.

Kryetarja e Komunës së Kasandrës, Anastasia Hallkia, potencoi se pikërishtë ky plazh numërohet si më i rezikshmi për notim, për shkak rrymave nëndetare  dhe valëve të mëdha.

Nga MPJ e Maqedonisë së Veriut kanë konfirmuar lajmin se bëhet fjalë për banorë të RMV dhe se shërbimet diplomatike konsulare në Greqi janë në komunikime intensive me organet greke.

Sipas MPJ, shërbimet diplomatike të Maqedonisë në Greqi kanë informuar edhe familjarët dhe janë në komunikim të vazhdueshëm. (Fitim Kryeziu, TVM2)