Donetsk, 15 të vdekur dhe mbi 20 persona nën rrënoja
Të paktën 15 persona janë vrarë dhe më shumë se 20 të tjerë dyshohet se janë bllokuar.....

Të paktën 15 persona janë vrarë dhe më shumë se 20 të tjerë dyshohet se janë bllokuar në rrënojat në rajonin lindor të Ukrainës, Donetsk, pasi raketat ruse Uragan goditën një bllok apartamentesh pesëkatëshe, duke e shembur ndërtesën.
Pesë persona u nxorën nga rrënojat. Kreu i administratës ushtarake të Donetsk tha se sulmi ndodhi në Chasiv Yar, një qytet me rreth 12,000 banorë.
Shefi i shtabit të presidentit të Ukrainës, tha se sulmi ishte “një tjetër sulm terrorist” i Rusisë.
Rajoni i Donetskut është një nga dy provincat së bashku me Luhanskun që përbëjnë rajonin e Donbasit, ku rebelët separatistë kanë luftuar forcat ukrainase që nga viti 2014.
Javën e kaluar, Rusia pushtoi qytetin e Lisiçansk, bastioni i fundit i madh i rezistencës ukrainase në Luhansk.
