Paris, varrosen tre viktimat e akteve terroriste
Në Paris u zhvillua sot ceremonia mortore për tre nga viktimat e akteve terroriste të javës së shkuar....

Ata janë dy oficerët e policisë që humbën jetën më 7 janar gjatë sulmit në redaksinë e Revistës “Sharli Hebdo”, të vrarë nga vëllezërit Kuashi. Viktima e tretë është policja bashkiake e Parisit, që humbi jetën një ditë më pas, në periferi të kryeqytetit gjatë sulmit të Amedi Kulibalit.
Presidenti francez, Francois Hollande, i pranishëm në ceremoni, ndau çmimin “Legjioni i Nderit” për Ahmed Mehrabet dhe vendosi medaljen e “Legjionit të Nderit” në jastëkun e vendosur në arkivolin e tij.
“Franca ditëve të fundit po përjeton ngjarje të tmerrshme. Ne duhet të jemi të bashkuar, të tregohemi të fortë. Jemi në një moment shumë të vështirë. Ne jemi kërcënuar sepse jemi një vend i lirisë. Ne do t’i dënojmë sulmet”- deklaroi presidenti i Francës, Francois Hollande.
"Philippe, pasi ti shkove më mbroj mua të lutem, mbroje edhe Shiren dhe Raphaelin”- tha bashkëshortja e viktimës.
Kryeministri francez, Manuel Vallska, ka thënë se vendi është në luftë kundër "terrorizmit xhihadian dhe Islamit radikal", ndërsa ministri i Mbrojtjes, Jean-Yves Le Drijan, njoftoi se një shtesë prej 10.000 pjesëtarë të forcave të sigurisë do të shpërndahen në të gjithë vendin si pjesë e masave të shtuara të sigurisë.
Në të gjithë vendin masat e sigurisë janë të larta, me 10 mijë ushtarë shtesë, që do të dislokohen në pikat nevralgjike për gjatë 24 orëve. Autoritetet besojnë se 6 terroristë janë ende aktiv në vend. (Valbon Bexheti, TVM2)
