SPAODSHQ, Qeveria nuk kujdeset për punonjësit e saj
Qeveria në këtë moment absolutisht nuk ka respekt....

Qeveria në këtë moment absolutisht nuk ka respekt për punëtorët e saj, sepse qeveria është punëdhënësi më i madh në vend, thotë Trpe Deanovski, kryetar i Sindikatës së punëtorëve nga administrata, organet gjyqësore dhe shoqatat e qytetarëve në intervisten për Radio Evropa e Lirë.
Qeveria shpall një metodologji të re për rritjen e pagave nga viti i ardhshëm, por çfarë do të bëjnë punonjësit deri atëherë, pyet ai.
Sipas Deanovskit nëse nuk ka rritje për 2806 denarë, sindikata do të kërkojë 18 për qind më shumë paga aq sa parashikon ligji për pagën minimale.
“Nëse nuk jepet tani kjo diferencë prej 2806 denarë deri nesër, tashmë do të fillojmë të kërkojmë aq sa parashikon ligji për pagën minimale -18,4 për qind. Më vjen shumë keq që shteti nuk e kuptoi se kjo është në favor të tij dhe jo në favorin tonë. Kontributi ynë është 18,4 për qind, e jo 2806 denarë. Kjo është bërë që edhe ne të jemi solidarë me shtetin, që Buxheti të funksionojë ashtu siç duhet, të ndihmojë një grup të caktuar punonjësish dhe të ketë mjete të tjera në Buxhet si subvencione, për të ndihmuar pjesën tjetër, punonjësit dhe qytetarët e tjerë në vend. Më vjen shumë keq që qeveria nuk na ka kuptuar. Më vjen shumë keq që ministri i Financave, Punës dhe Politikës Sociale, madje edhe kryeministri nuk na kuptuan, edhe pse ne ishim dakord 99% para zbatimit” – tha Kryetari i SPAODSHQ, Trpe Deanovski.
