Është shpëtuar edhe maqedonasi i dytë nga deti
10.07.2022 18:55
Pas 18 orëve në ujë është gjetur i gjallë edhe shtetasi i dytë maqedonas....

Pas 18 orëve në ujë është gjetur i gjallë edhe shtetasi i dytë maqedonas, i zhdukur në detin e trazuar në Halkidiki. I njëjti është në gjendje relativisht të mirë shëndetësore.
Rojet bregdetare dhe ekipet e shpëtimit vazhdojnë ta kërkojnë edhe maqedonasin e tretë. Thonë se erërat e forta dhe valët e mëdha janë duke e vështërësuar operacionin.
Ditë më parë një anije e vogël lundruese kishte shpëtuar 25 vjeçarin nga RMV.
Nga MPJ e Maqedonis së Veriut kanë konfirmuar lajmin se bëhet fjalë për banorë të RMV dhe se shërbimet diplomatike konsulare në Greqi janë në komunikime intensive me organet greke.
