Vikend turistik falas për pensionistët
3000 pensionistë nga Maqedonia do të mund të shfrytëzojnë mundësitë e reja për rekreacion....

Ministra e Punës dhe Politikës Sociale ashtu siç paralajmëroi para një muaji për shfrytëzimin e mundësisë për vikend falas, kjo tashmë do të vihet në praktikë, sepse prej më 15 janar deri më 16 shkurt të gjithë pensionistët e interesuar do të mund të aplikojnë për shfrytëzimin e vikendit turistik falas në Strugë,Ohër, Dojran, Krushevë dhe Berovë.
“Me këtë projekt është planifikuar të përfshihen deri në 3000 shfrytëzues të pensionit dhe atë të pleqërisë, invaliditetit dhe pensionit familjar dhe përfshin shërbim i cili mund të shfrytëzohet një herë, prej muajit prill deri në nëntor të këtij viti. Prioritet do t'u jepet pensionistëve të cilët kanë pension më të ulët, personave të cilët kohë më të gjatë janë në pension, ata të cilët kanë punuar nëpër miniera dhe shfrytëzuesit e pensionit invalidor”- deklaroi ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov.
Qytetarët më shumë informata për projektin mund të gjejnë në thirrjen publike e cila do të shpallet në media më 15 janar të vitit 2015, në ueb-faqen e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe në ueb-faqen e Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë.
Ky projekt, theksoi Spasov, do të thotë edhe përkrahje shtesë për qendrat turistike dhe kapacitetet në Republikën e Maqedonisë, dhe i njëjti do të kontribuojë në zhvillimin e tyre të mëtutjeshëm.(Farije Dauti-Bakiu, TVM2)
