Rikthehen sërish protestat kundër propozimit francez

10.07.2022 20:57

VMRO-DPMNE-ja opozitare pas një ditë pushimi.....

VMRO-DPMNE-ja opozitare pas një ditë pushimi, sonte i janë rikthyer protestave para institucioneve të vendit duke kërkuar hedhjen poshtë të propozimit francez për tejkalimin e dallimeve historike në mes RMV-së dhe Bullgarisë, e cila njëkohësisht i mundëson vendit tonë që ti vazhdojnë bisedimet për anëtarësim në BE.

Protestuesit pohuan se ky propozim francez do ti asimilonte të njëjtit dhe askund nuk do të figuronte gjuha dhe kombi maqedonas, por pohuan se nëse Qeveria mbetët e shurdhur, protesta do të radikalizohet.

“Situata vetëm do të radikalizohet, sepse populli nuk gabon, ai çdoher ka të drejt. Një kohë të gjatë jemi duke kërkuar, por kjo Qeveri është e shurdhur” – tha një protestues.

“Për atë që na sulmuan tek Mavrovasja me gurë, dhe që deshën të gjuajn me pistoleta, dhe tentuan që të na vrasin, për këto do të ketë protesta dhe prononcime. Prandaj pres protesta masive. Ndërsa Qeveria duhet ta hedh propozimin  francez” – tha një tjetër protestues. 

“Populli këtu duhet të vendos jo Qeveria, sepse ato i zgjedhë populli” - u shpreh një tjetër protestues.  

“Stop  propozimit bullgar” – deklaroi një protestuese.  

“Jo ultimatumit, Jo bullgarizimit, Maqedonia, Maqedoni dhe vetëm Maqedonia, dhe menjëher ta zhdukin atë marrëveshje” - tha një tjetër protestues. 

“Unë së pari dua të them se nuk jamë huligan, ndërsa a është dikush kanibal, të parashtrohet pyetja” - deklaroi një protestuese.  

“Dorëheqje vetëm këtë mund ta them” – theksoi një pjesëmarrës i kësaj proteste.

Marshuta protestuese fillimisht u mblodh para Qeverisë, duke vazhduar në drejtim të Parlamentit, ku edhe përfundoi në atmosferë të qetë. (Fitim Kryeziu, TVM2)