Botë

Mali i Zi, PSD tërheq mbështetjen për qeverinë Abazoviç

11.07.2022 13:25

Kryesia e Partisë Demokratike të Socialistëve e presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviqit...

Kryesia e Partisë Demokratike të Socialistëve e presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviqit, vendosi njëzëri të ndërpresë mbështetjen për qeverinë e udhëhequr nga Dritan Abazoviq. 
 
Shkak është bërë Marrëveshja Themelore me Kishën Ortodokse Serbe, e cila u votua nga shumica e ministrave të qeverisë së Abazoviç të premten. PSD  vlerëson se Qeveria braktisi detyrën prioritare të përmbushjes së detyrimeve nga agjenda e integrimit evropian dhe me nxitim, në mënyrë të papërgjegjshme dhe pa u konsultuar me publikun, bëri marrëveshje me Kishën Ortodokse, duke i shkaktuar dëm të pallogaritshëm interesave shtetërore të Malit të Zi. 
 
Partia e Gjukanoviç ka 29 deputetë në Kuvend dhe është forca kryesore politike që ka mbështetur qeverinë e pakicës së Abazoviç, pa pasur ministra në të.
 
“E mirëpres vendimin e kryesisë së PDS-së. Do të shohim se cili do të jetë qëndrimi i shumicës së deputetëve. Mali i Zi duhet të ecë përpara. Krimi, korrupsioni dhe nacionalizmi nuk janë opsione. E ardhmja evropiane do të fitojë”, u shpreh Abazoviç  në një prononcim në Twitter.