Maqedoni
Personat me aftësi të kufizuara, mungon prej muajsh qendra ditore në Strugë
11.07.2022 13:41
Ka disa muaj që Struga nuk ka një qendër ditore për personat me aftësi të kufizuara....

Ka disa muaj që Struga nuk ka një qendër ditore për personat me aftësi të kufizuara. Qendra që funksiononte në kuadër të organizatës joqeveritare Poraka Nova, që nga muaji mars i këtij viti, nuk funksionon më, ndërsa rreth 20 persona me aftësi të kufizuara që kalonin ditën aty, tani qëndrojnë në shtëpi. Nga udhëheqësia e qendrës dhe e organizatës nuk na dhanë informacione rreth shkaqeve të mbylljes së qendrës dhe se çka do të ndodh me të.
Objekti i qendrës dikur ka funksionuar si qendër ditore për persona me aftësi të kufizuara të cilët kanë kaluar ditën këtu, por ka disa muaj që kjo qendër nuk funksionon më dhe personat me aftësi të kufizuara tani janë në shtëpi dhe nuk kanë një qendër se ku të rrijë. Nga komuna e Strugës thonë se është duke u punuar për rastin dhe se së shpejti do të gjendet një zgjidhje për to.
“Prej muajit mars qendra ditore e cila funksiononte në kuadër të Poraka Novas është e mbyllur, megjithatë ne si komunë e Strugës jemi në bised e sipër për të gjetur një ambient të ri për këta fëmijë dhe për ti marrë shërbimet e qendrës ditore. Nuk do të jetë në kuadër të poraka novas, por do të jetë në kuadër të komunës dhe sigurisht edhe me organizatat joqeveritare që punojnë me këtë tematikë.”, tha Arbresha Vlashi, kryetare e këshillit komunal.
Nga Komuna e strugës potencuan se ashtu sic kanë financuar qendrën më herët, do të vazhdojnë me financimin edhe ë qendrës së re. Mjetet e ndara për të njejtën kanë arritur vlerën deri në 2 milion e 400 mijë denarë në vit, ndërsa kanë paralajmëruar fonde të tilla edhe për qendrën që do të hapet.
