Botë

Transport falas edhe gjatë verës, për nxënësit e shkollave të mesme në Shkup

11.07.2022 13:59

Gjatë pushimeve verore nxënësit e shkollave të mesme në Shkup...

Gjatë pushimeve verore nxënësit e shkollave të mesme në Shkup, do të mund të lëvizin pa pagesë në autobuzën e transportit publik.

Në seancën e sotme të Këshillit të Qytetit të Shkupit është marrë vendim që edhe gjatë verës të sigurohen 50 milionë denarë për transport të pandërprerë.
 
Deri më tani, nxënësit e shkollave të mesme kanë hipur falas në autobusët e NTP “Shkupi” dhe në autobuzët e transportit  privat, vetëm gjatë vitit shkollor. Gjatë pushimeve dimërore dhe verore transporti falas nuk ishte i vlefshëm.
 
Qyteti i Shkupit nga fundi i marsit ka rikthyer transportin me autobus falas për pensionistët të martën, të premten, të shtunën dhe të dielën.