Maqedoni
LSDM: Strukturat anti-europiane, duan të destabilizojnë vendin
11.07.2022 14:10
LSDM, ka akuzuar partitë opozitare se duan të destabilizojnë vendin dhe të përsërisin skenarin e 27 prillit....

LSDM, ka akuzuar partitë opozitare se duan të destabilizojnë vendin dhe të përsërisin skenarin e 27 prillit.
Nga LSDM thonë se “koalicioni antieuropian, VMRO-DPMN dhe “E Majta” gënjen dhe përhap gënjeshtra për të ashtuquajturin bullgarizim dhe asimilim, sepse nuk kanë argumente reale kundër anëtarësimit në BE.
“Në BE, si maqedonas me gjuhë të pastër maqedonase, nuk është asimilim, kjo është e qartë për të gjithë. Pa argumentim, koalicioni antievropian funksionon mbi bazën e përhapjes histerike të gënjeshtrave, por edhe me tentativa për të shkaktuar tensione dhe për të radikalizuar atmosferën. Ditët e fundit janë shënuar protesta të dhunshme, tensione, por edhe tentativë për një skenar të përgjakshëm për të shkaktuar një konflikt etnik, i cili dështoi.”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.
