Maqedoni

Kalliri i Mirësisë, pako me mish kurbani për 4500 familje

11.07.2022 14:38

Organizata Humanitare Kalliri i Mirësisë si çdo vit edhe sivjet ka filluar aktivitetet e planfikuar për shpërndarjen e pakove me mish për Kurban Bajram...

Organizata Humanitare Kalliri i Mirësisë si çdo vit edhe sivjet ka filluar aktivitetet e planfikuar për shpërndarjen e pakove me mish për Kurban Bajram për famijlet skmanore dhe jetimët që t`u sigrohet një drekë solemne për këtë festë. Nga kjo orgnizatë humanitarë pritet të shpërndahen mbi 4500 pako me mish kurbani. 
 
“Si çdo vit edhe sivjet organizata humanitare Kalliri i Mirësisë është në procesin e therjes dhe shpërndarjes së mishit të kurbanit. Në kemi fillur që ditën e parë me therjen e kurbaneve të cilët naj kan  besu donatorët e brendshëm dhe oganizatat partnere. Nga ky projekt ne synojm dhe kemi planifikuar që mbi 4500 familje përfituese të cilat do të marin nga 5 kg mish kurbani.”, tha Abedin Arifi, sekretar gjeneral i “OH Kalliri i Mirësisë”.
 
Për shkak krizës eknomike numri i pakove për ndihmë humanitare çdo vit është në rritje thotë Abedin Arifi. Ai thot se do tu jenë në krah të gjithë skamnorëve më mundësinë që t’ju ndihmojnë.
 
“Ne kemi një trend në ritje të përfituesve, jo vetëm për kurban bajram por edhe në projektet tjera. Kjo ka ndikuar sigurisht edhe përshkak gjendjes së krizës, jo vetëm tek ne në Maqedoni por në tërë globin kriza ekonomike, kështu që dita ditës vetëm se vjen e shtohet numri i përfituesve. Në jemi në krah të tyre dhe me mundësitë tona mundohemi që t’ju ndihmojmë.”, tha Arifi.
 
Nga Kalliri i Mirësisë falenderuan gjithashtu edhe donatorët dhe organizatorët për këtë vepër solidaritet me nevojtarët.
 
SEDAT SELIMI