Maqedoni
Halkidiki, vazhdojnë kërkimet për shtetasin e tretë
11.07.2022 14:45
Vazhdon aksioni për gjetjen e shtetasit të tretë të Maqedonisë së Veriut të zhdukur në Posidi të Halkidikit...

Vazhdon aksioni për gjetjen e shtetasit të tretë të Maqedonisë së Veriut të zhdukur në Posidi të Halkidikit. Shërbimet bregëdetare greke, e aviacionit usharak dhe ekipeve të shpëtimit dhe vullnetarëve në Posidi që nga perendimi i diellit po përpiqen të gjejn 28 vjeçarin nga RMV, mirëpo pranojnë se është shumë vështirë.
“Në rajonin Posidi gjithmonë ka dallga dhe rryma të forta detare të cilat shpesh herë dijnë ti marrin në brendësi të detit notuesit, sidomos gjatë ditëve kur kushtet e motit janë tejet të këqija si dje. Tre shokët në fjalë erdhën për pushime në Halkidiki duke e festuar ditëlindjen e njërit prej tyre. Të rinjtë të cilët kanë konsumuar alkohol i kanë injoruar rreziqet dhe erërat e forta, dhe si rezultat i kësaj dhe dallgëve të mëdha, ishin larguar nga bregdeti.”, tha Nikos Kukallas, zëdhënës i Shërbimit Bregdetar Grek.
Nga Ministria e Punëve të Jashtme të RMV-së informojnë se përfaqësuesitë diplomatik të vendit në Greqi janë në komunikim të vazhdueshëm me organet greke dhe me familjarët e të rrezikarëve dhe thanë se qendrojnë të hapur për çdo gjë për të cilët ata kanë nevoj. Në ndërkohë pas 18 orëve të kaluara në det dhe po aq orë kërkime intensive, ekpet e shpëtimit arritën të gjejnë shëndosh e mirë 30 vjeçari Ivan nga RMV, i cili bashkë me shokët kishte shkuar në pushime për të festuar ditëlindjen e tij. Ai u gjet falë një helikopteri të forcave ajrore ushtarake, në zonën detare rreth 24 KM, në perëndim të Posidit.
“Kjo ishte dhurata më e keqe që ndonjherë kam marrë për ditëlindje.”, tha i mbijetuari Ivan.
Aksioni i shpëtimit dhe kërkimit nisi pasditen e së shtunës, mënjëherë pasi që tre shtetasit e Maqedonisë së Veriut hynë në det në plazhin e Mitit në Posidi dhe për shkak të motit të keq u larguan nga Bregu me çrast u gjetën më pas në gjendje të pafuqishme.
REXHEP QAMILI
