Ekonomi
OEM, certifikata për prodhime dhe shërbime vendore
11.07.2022 14:57
Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut ka prezentuar dy certifakata për prodhimet dhe shërbimet vendore...

Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut ka prezentuar dy certifakata për prodhimet dhe shërbimet vendore me emër “cilësi ekstra nga Maqedonia” dhe “cilësi tradicionale”. Qëllimi i certifikatave është promovimi i produkteve dhe shërbimeve të vendit. Bartësi i këtyrë certifikatave mund të jetë produkt ose shërbim i cilësisë së lartë, i prodhuar në Maqedoninë e Veriut me pjesëmarrje dominuese të punës dhe materialeve të vendit prej më së paku 60 për qind, dhe duhet të jetë i pranishëm në treg për të paktën një vit.
“Oda Ekonomike me këto dy certifikata jep ndihmë direkte për kompanitë vendore duke garantuar origjinën vendore dhe kualitetin. Në të njëjtën kohë, kontribuohet në ruajtjen dhe rritjen e prodhimit vendor duke krijuar një identitet të veçantë për produktet e maqedonisë në tregun e jashtëm dhe atë vendor. Qëllimi i certifikatave është promovimi i produkteve dhe shërbimeve të Maqedonisë, promovimin e vendit tonë jashtë shtetit, mbështetje për rritjen e konkurrencës dhe profitit si dhe nxitjen e prodhimit vendas, kreativitetit dhe inovacionit.”, tha Aneta Trajkovska, nënkryetare e Odës Ekonomike.
Dhënia e certifakatave bazohet në kritere, rregulla dhe procedura të përcaktuara dhe në procesin e inspektimit të përfshihen ekspertë nga fusha të ndryshme.
GAZMEND KURTISHI
