Propozimi francez, Xhaferi do të thërasë seancë plenare

11.07.2022 15:10

Informacioni qeveritar për propozimin e kornizës negociuese....

Informacioni qeveritar për propozimin e kornizës negociuese do të shoqërohet me materiale shtesë, pas insistimit të VMRO – DPMNE-së në mbledhjen kordinative tek kryeparlamentari, me prezencën e zëvendës kryeministrit për çështje evropiane Bojan Mariçiq.

Megjithatë kryeparlamentari Talat Xhaferi sipas rregullores nuk pengohet që të thërasë seancë plenare për informacionin qeveritar mbi propozimin francez.

Data pritet të kumtohet në mënyrë plotësuese.

Takimi koordinativ në kuvend, VMRO-DPMNE insiston në protokolin dypalësh

Nga opozita thonë se vetëm me material të kompletuar do të mund të bisedojnë për propozimin francez, ndërkohë që insistojnë t’u dorëzohet edhe protokoli dypalësh me fqiun lindor.

“Urgjentisht kërkojmë protokoli maqedono – bullgar, cili paraqet dokumentin më të rëndësishëm në këtë proces dhe i cili është kyç në bazë të të cilit do të diskutohen rrugullat e lojës midis dyja vendeve në periudhën që vijon. Nëse deputetët nga shumica parlamentare janë gati për një nënçmim të tillë, ne opozita nuk jemi.” – tha Nikolla Micevski i VMRO-DPMNE-së.

BDI: Protokoli nuk është finalizuar

Nga BDI thonë se kërkesa për të parë protokolin është absurd pasiqë i njëjti nuk është finalizuar.

“Protokoli nuk është finalizuar, si të ndahet me opinionin diçka që nuk është finalizuar, që nuk është nënshkruar. Tani a do tu besojmë institucioneve dhe përfaqësuesve tonë që mbartin përgjegjësi publike, ose do të thiremi në lajme të rreme.” – deklaroi ARBËR ADEMI nga rradhët e BDI-së.

LSDM e hapur për bisedime

Nga LSDM e cilësojnë si folklor politik kërkesën për material shtesë të cilat janë publike dhe në bazë të të cilave kanë biseduar paraparkisht grupet e punës. Ftojnë opozitën që të vazhdojnë bisedimet në nivel të grupeve të punës.

“Kishim propozime për ndryshim në kornizën negociuese, që është e pamundur. Është e pamundur që ne të obligojmë qeverinë që të ndryshojë kronizën negociuese të cilën e dorëzon BE. Sipas kësaj logjike në duhet të obligojmë BE-në të ndryshojë kornizën negociuese. A do të vazhdojnë bisedimet? Publikisht e them se jemi të hapur sot , nesër, kur do që të vendosin deputetët e opozitës për propozim konkluzat.”- u shpreh Jovan Mitrevski nga LSDM.

Kuvendi, prej sot në seancë plenare ka nisur debatin për ribalancin e buxhetit, i cili pritet të zgjasë pesë ditë, por që mazhoranca nuk përjashton mundësinë ndërkohë të thërritet senaca për informacionin mbi  propozimin francez, pasi e njëjta tu dorëzohet deputetëve. (Meral Ismaili, TVM2)